BallinaKronikeMe kallashnikov në dorë, shikoni si lëviz i lirë i riu nëpër...

Me kallashnikov në dorë, shikoni si lëviz i lirë i riu nëpër Fier

Një i ri u prangos një ditë më parë pasi ishte nisur për të vrarë tre persona të tjerë.

Por ajo që ka rënë në sy më shumë është fakti se ai lëvizte lirshëm në mes të Fierit me kallashnikov në dorë.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, vihet re teksa 36-vjeçari Ilirjan Progonati, lëviz i pashqetësuar në rrugët e qytetit të Fierit.

Progonati shfaqet duke ecur përpara një supermarketi me armë të tipit kallashnikov në dorë ku vihet re se në rrugë ka pasur edhe kalimtarë të tjerë.

Image

Ai ishte nisur për të varë 30-vjeçarin me iniciale L. P.,  25 vjeçarin K. P., dhe 28 vjeçarin A. P., të cilëve u kishte borxh një vlerë monetare.

Fatmirësisht policia ndodhej afër vendit ku mendohej që të kryhej krimi i rëndë dhe në momentin që Ilirjan Progonati ka parë policinë ia ka mbathur duke u fshehur tek shtëpia e një të afërmi të tij.

Pas kërkimeve nga policia, Progonati u kap dhe u arrestua ditën e nesërme pas ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular