BallinaKronikeVIDEO/ Vrasje me kallashnikov në Shkodër, ja emri i viktimës

VIDEO/ Vrasje me kallashnikov në Shkodër, ja emri i viktimës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Një i ri është vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur me emrin si Qafëhardhi në qytetin e madh të veriut.

Gledis Kraja është qëlluar me kallashnikov në një atentat të përgatitur ndaj tij.

Kraja, rreth 30 vjeç ka qenë në makinë kur është qëlluar me armë. Edhe pse është transportuar shpejt në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihen autorët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular