Pas vdekjes së djaloshit 29-vjecar Xhino Koca që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” teksa kurohej me koronavirus, ka reaguar në rrjetet sociale e ëma.
Lira Koca shprehet se më datë 23 gusht 2020, djali i saj do të përcillet për në banesën e fundit. Ajo jep edhe adresën, ku njerëzit mund të shkojnë për ngushëllime.
Në mesazhin e saj, e ëma deklaron se njerëzit që do shkojnë për vizitë familjare duhet të kenë kujdes, të mbajnë distancën e duhur sociale, për shkak të Covid-19.
Postimi i nënës Lira Koca:
Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,
Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…
Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat.
Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur.
Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.