BallinaAktualitetU vetëvra te ‘Shefqet Ndroqi’, nëna e 29-vjecarit: Presim vizita familjare, ju...

U vetëvra te ‘Shefqet Ndroqi’, nëna e 29-vjecarit: Presim vizita familjare, ju lutemi respektoni masat anti-covid

Pas vdekjes së djaloshit 29-vjecar Xhino Koca që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” teksa kurohej me koronavirus, ka reaguar në rrjetet sociale e ëma.

Lira Koca shprehet se më datë 23 gusht 2020, djali i saj do të përcillet për në banesën e fundit. Ajo jep edhe adresën, ku njerëzit mund të shkojnë për ngushëllime.

Në mesazhin e saj, e ëma deklaron se njerëzit që do shkojnë për vizitë familjare duhet të kenë kujdes, të mbajnë distancën e duhur sociale, për shkak të Covid-19.

Postimi i nënës Lira Koca:

Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,

Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat.

Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur.

Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular