BallinaKronikeDETAJET/Përplasen dy makina te mbikalimi i Rinasit, dy persona me urgjencë drejt...

DETAJET/Përplasen dy makina te mbikalimi i Rinasit, dy persona me urgjencë drejt spitalit

Dy automjete janë përplasur në afërsi të Mbikalimit të Rinasit. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit.

Në aksident është përfshirë drejtuesi i mjetit E.S  si dhe S.K., që drejtonte automjetin tjetër. Për pasojë të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin që drejtohej nga E.S.

Ata ndodhen në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular