BallinaKronikeEMRI/Rrahin barbarisht dhe plagosin afrikanin, kush është shqiptari i arrestuar me 6...

EMRI/Rrahin barbarisht dhe plagosin afrikanin, kush është shqiptari i arrestuar me 6 identitete

Ai ishte dëmtuar në fytyrë me thikë ose me shishe të thyer për shkak të një sherri banal, për të cilën viktima nuk kishte asnjë faj.

Bëhet fjalë për një të ri nga Gana, i cili u sulmua nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga policia në Novate të Italisë.

Ngjarja ndodhi përmes Conciliazione, ku makina Fiat Multipla, drejtuar nga tre shqiptarët ndoqi një makinë tjetër ku u riu ndodhej si pasagjer. Pavarësisht se kishte zbritur nga automjeti dhe kishte vazhduar rrugën, shqiptarët e ndoqën duke e rrahur barbarisht dhe plagosur.

Një prej treshes sulmuese që goditi afrikanin, ishte edhe Alket Bafti, i njohur për aktet e dhunës. Tre vjet më parë, ai qëlloi një maroken në një bar në Piacenza, duke e plagosur në këmbë, ngjarje e ndodhur për arsye xhelozie.

BAFTI-A

Teksa afrikani përfundoi në spital me plagë në fytyrë, policia arrestoi autorët. Fillimisht, si të arrestuarit edhe viktima nuk sqaruan arsyet e incidentit.

Sidoqoftë, doli se një nga sulmuesit ishte Bafti i cili, pas gjuajtjes me armë në ngjarjen e mëparshme, kishte ikur me nxitim me të dashurën e tij. Bafti u arrestua një vit më vonë. Arrestimi ndodhi në Gjermani, pas disa vjedhjeve.

Ai ishte dëbuar nga Italia disa herë, por gjithnjë ishte rikthyer si emigrant i paligjshëm.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një bashkëpunimi midis karabinierëve, Interpolit dhe policisë shqiptare. Bafti, i cili ndërkohë kishte krijuar gjashtë identitete false, u arrestua në fillim të korrikut në Lingen në Saksoninë e Ulët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular