BallinaAktualitetSulmohet në Selanik, makina e konsullatës shqiptare

Sulmohet në Selanik, makina e konsullatës shqiptare

Një përpjekje për të djegur makinën e konsullatës shqiptare në Selanik ka ndodhur mbrëmje e djeshme.

Media vendase ‘thestival.gr’ njofton se mbrëmë në mesnate është tentuar për të djegur makinën e konsullatës shqiptare në Selanik.

Sipas informacioneve, një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të mos merrte zjarr.

Hetimi paraprak i ngjarjes kryhet nga policë të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut.

Kjo ngjarje vjen pas 2 marsit të vitit 2018 ku anarkistat i vunë një bombë makinës së oficerit të kontaktit Renaldo Ndoni, ku makina e tij doli edhe jashtë përdorimit.

Dje ka qenë për një kontroll po në këtë konsullate edhe zv/ministri i MEPJ, Agron Tare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular