BallinaKronikeOFL i kërkon burimin e pasurisë 5 të dënuarve nga Tropoja për...

OFL i kërkon burimin e pasurisë 5 të dënuarve nga Tropoja për vrasje, pengmarrje, drogë

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar burimin e pasurisë, pesë të dënuarve nga Tropoja. Në njoftim thuhet:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapaj, Kreshnik Haxhiaj, Mark Lekndreaj dhe Milazim Ndreshaj.

Dorjan Jaheleza, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Grenit Hasanpapaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Kreshnik Haxhiaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Mark Lekndreaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Milazim Ndreshaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular