BallinaAktualitetRriten frikshëm rastet me Covid, panik në qytetin e Kuçovës

Rriten frikshëm rastet me Covid, panik në qytetin e Kuçovës

Rastet me Covid-19 janë duke u rritur ndjeshëm në qytetin e Kuçovës dhe shpërndarja e tyre në institucione e vende të populluara është shndërruar në një rrezik evident për banorët e qytetit naftëtar.

Pas konfirmimit të rastit të parë me Coronavirus në një filial banke në këtë qytet, dy raste të tjera janë konfirmuar ‘pozitivë’ në këtë filial

Të infektuar me Sars Cov2 janë konfirmuar: drejtori i filialit të bankës Raiffeissen në Kuçovë, arkëtarja e filialit si dhe bashkëshortja e drejtorit të bankës, e cila nuk punon në ambientet e kësaj banke.

Dy punonjësit e infektuar në filialin e bankës së Kuçovës ishin në karantinë prej disa ditësh, në pritje të përgjigjes së tamponit.

Pozitivë me Sars Cov2 ka rezultuar edhe një çift bashkëshortësh që kanë një byrektore në mes të Tregut të madh të qytetit.

Kjo ka shtuar frikën e infektimit të mundshëm mes tregtarëve që kanë kërkuar edhe kryerjen e tamponit.

Për këtë arsye, Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë dezinfektimin e tregut dhe e ka mbyllur atë për një periudhë 1-javore, ndërkohë që mjekët epidemiologë po kryejnë edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit personave të infektuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular