BallinaAktualitetVIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit në Peqin, flakët i afrohen spitalit të...

VIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit në Peqin, flakët i afrohen spitalit të qytetit

Ditën e sotme, zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në Peqin ka dalë jashtë kontrollit.

Zjarri është afruar pranë banesave, siç shihet edhe nga pamjet ndërsa së fundmi mësohet se flakët i janë afruar spitalit të qytetit, raporton abcnews.

Ndërkaq, zyrtaret e bashkisë së Peqinit kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë edhe shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit dhe Rrogozhinës, por terreni është i thyer dhe është e pamundur neutralizimi i flakëve.

Vatra e zjarrit u aktivizua mëngjesin e sotëm dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular