BallinaKronikeEMRAT/Zbulohen gardianët që kërcenin në dasmë, masa të rënda për shefat e...

EMRAT/Zbulohen gardianët që kërcenin në dasmë, masa të rënda për shefat e Komisariatit

Videoja e disa policëve që kërcënin në një dasmë në Shkodër, në grup, me uniforma dhe si për ironi, edhe me maska në fytyrë, shkaktoi skandal dje në opinionin e gjërë, në një kohë kur Policia e Shëndetësisë është duke goditur me gjoba të rënda dhjetra restorante në vend për shkelje të rregullave anti-COVID.

Ndaj sot mësohet se policët që shfaqen në video janë zbuluar se ishin gardianë të burgut të Reçit.

Të katërt janë pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj shefave të Komisariatit të Malësisë së Madhe ka nisur ecuria disiplinore.

Të pezulluar nga detyra;
Shefi komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka
Shefi i Rendit Skerdi Kasimati
Shefi i Krimeve Klodian Ceka
Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka
Specialisti i zonës Nikolin Rushaj
Skender Kazazi, Anton Malotaj nga patrulla e përgjithshme

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet:

Menjëherë pas transmetimtit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në këtë aktivitet u shfaqën disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular