BallinaAktualitetIncidenti me kapitenin e Manchesterit merr një kthesë të re: Gangsteri shqiptar...

Incidenti me kapitenin e Manchesterit merr një kthesë të re: Gangsteri shqiptar sulmoi motrën time

Rasti i kapitenit të Manchester United, Harry Maguire dhe incidenti i rëndë që ai pati në Mykonos gjatë pushimeve të tij verore po merr një kthesë të re.

mm

Sipas informacioneve të fundit, të cilat u zbuluan gjatë kthimit të motrës së futbollistit, Daisy, në Angli, gjithçka nisi kur një grup shqiptarësh iu afruan gruas britanike dhe miqve të saj.

Më pas, situa degjeneroi në përdorimin e një objekti të mbrehtë. Harry Maguire, në daljen e tij para hetuesit të Siros, deklaroi se incidenti i rrahjes u shkaktua pas një sulmi nga motra e tij në një klub të njohur në Mykonos.

Sipas informacioneve të fundit, Daisy ishte duke u argëtuar me anëtarët e tjerë të familjes dhe miqve për ditëlindjen e saj, kur ajo u sulmua nga një “tip gangsteri” i dehur shqiptar dhe shokët.

maguire_main

Sipas asaj që ka dalë në orët e fundit, motra e drejtuesit të Manchester United u plagos rëndë nga një objekt i mprehtë, humbi shumë gjak dhe u ligështua. 20-vjeçarja tani është në Angli, në shtëpinë e saj familjare në fshatin Mosborough pranë Sheffield, shkruan sot Protothema.

Grindja me shoqërinë e shqiptarëve në klubin e Mykonos, ishte ajo që e shtyu futbollistin e famshëm të kërkojë autorët dhe arsyen e sulmit ndaj motrës së tij.

maguire_in1

Sipas informacionit të publikuar në mediat britanike, vëllai tjetër i 20-vjeçarit Daisy, Joe , është gjithashtu i përfshirë në këtë çështje.

Në fakt, Joe thuhet se është ai që fillimisht rrahu oficerët e policisë greke, kur këta të fundit u përfshinë në incident. Akuzat kanë të bëjnë me kapitenin e Manchester United, Harry, vëllain e tij Joe dhe një burrë tjetër.

Familja Maguire raportohet gjithashtu se kishte emëruar dhe treguar autorët e sulmit ndaj Daisy 20-vjeçar.

Të tre të dyshuarit britanikë, megjithatë, të cilët kaluan dy net në një qeli para se të paraqiteshin në gjykatë të shtunën, akuzohen për lëndime trupore dhe ryshfete të njëpasnjëshme dhe dhunë kundër oficerëve. Të tre kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular