BallinaKryesorePse qeveria nuk merr masa me efekte të provuara, po kuturis me...

Pse qeveria nuk merr masa me efekte të provuara, po kuturis me plazmën ‘magjike’?

Nga Dr. Erion Dasho.

Prej javësh propagandohet aplikimi i trajtimit të COVID-it me plazmë hiperimune edhe në Shqipëri. Në fakt, ky trajtim ende nuk ka filluar të ofrohet dhe nuk ka gjasa të nisë së afërmi. Mbi të gjitha, efektiviteti i tij në rastin e COVID-it nuk është provuar ende!!!

Nga ana tjetër:

1. Testohet në sektorin publik 4-5 herë më pak se ç’janë nevojat.

2. Lihen qytetarët të paguajnë në privat një nga çmimet më të kripur të tregut europian.

3. Nuk gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente, zhvillimi i të cilave sigurisht ka një kosto.

4. Nuk rimbursohen mjekimet e pacientëve në shtëpi.

5. Shumë pacientë në spitalet COVID 1 dhe 2 i blejnë vetë pajisjet CPAP dhe BiPAP.

6. Prej muajsh është folur për çeljen e spitaleve COVID 3 dhe 4, por është e paqartë në se ata janë pajisur me pajisjet e duhura dhe kompletuar me stafin e nevojshëm.

7. Hapen shkollat me një udhëzues 4-5 faqësh, të pashoqëruar nga një plan operacional dhe buxhet.

Shtatë masat e përmendura më lart vlerësohen si thelbësore për të planifikuar, organizuar dhe zbatuar një përgjigje efektive kundër COVID-19.

Ato bazohen në evidenca shkencore dhe praktike, si dhe rekomandohen nga organizatat prestigjioze ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, trajtimi me plazmë është një terapi e veçuar dhe pa ndonjë efektivitet të provuar mbi COVID-19. Evidencat e forta për këtë trajtim ende mungojnë.

Arëherë, përse autoritetet shqiptare nuk marrin masat me efekt të provuara, por kuturisen me një masë me efekt të paqartë?

Problemi qëndron tek fakti se zbatimi i masave “të vërteta” kërkon vizion, aftësi organizative dhe investime me vlerë disa dhjetëra milionë dollarë, ndërsa trajtimi me plazmën “magjike” është një masë që kushton jo më tepër se disa mijëra euro!

Duke mos investuar seriozisht në parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e covid-it, dhjetëra milionë eurot i faturohen direkt dhe indirekt qytetarit shqiptar!

Koha e propagandës me COVID-in dhe e shmangies së përgjegjësive ka ikur!

Nevojiten masa të cilat mbrojnë realisht jetën dhe shëndetin e shqiptarëve!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular