BallinaKronikeVrasja e ‘Flor Qorrit’ në Elbasan, shkon në 4 numri i të...

Vrasja e ‘Flor Qorrit’ në Elbasan, shkon në 4 numri i të arrestuarve. Ja roli i tyre

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e shtetasit Florian Lamçja pas një sherri në një bar kafe në Elbasan në 30 korrik. Për vrasjen prapa hekurave qendron Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe shtetasi Adriano Hajdari, policia sot ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy persona për “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë që nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.

NJOFTIMI I PLOTË
Strukturat e DVP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhura më parë.

Në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të proçedimit penal në lidhje me ngjarjen e datës 30.07.2020, ku në ambientet e një bar kafeje të qytetit të Elbasanit mbeti i vrarë me sende të forta shtetasi F. L. ( Sh.) është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale kapja dhe ndalimi i shtetasve :

M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular