BallinaAktualitetRrufeja vret dhjetë fëmijë në një fushë futbolli

Rrufeja vret dhjetë fëmijë në një fushë futbolli

Dhjetë fëmijë kanë vdekur pasi u godit nga rrufeja në një fushë futbolli. Djemtë e rinj midis moshës 11 dhe 16 vjeç, ishin strehuar nga shiu në një strukturë të mbuluar me kashtë në Arua të Ugandës kur ra rrufeja.

 

Ata kishin luajtur futboll para tragjedisë të enjten në mbrëmje. Katër vetë mbijetuan nga incidenti, tre prej të cilëve janë në një qendër shëndetësore duke marrë trajtim.

“Trupat e tyre po merreshin nga të afërmit për varrim,” tha një deklaratë e policisë.

Incidente të tjera të ngjashme janë konfirmuar diku tjetër në rajon, thotë policia.

Deklarata e policisë u dha nderim djemve të rinj duke thënë: “Ishte një incident shumë i pafat dhe i trishtueshëm.

“Le të prehen shpirtrat e të ndjerit në paqe dhe Zoti i plotfuqishëm iu dhëntë forcë familjeve të tyre në këto momente sprove. Sa i përket të dëmtuarve, lutemi për shërim të shpejtë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular