BallinaAktualitetMomentet para vrasjes/ Kokainë dhe alkol në tryezën e dhëndërit të Qazim...

Momentet para vrasjes/ Kokainë dhe alkol në tryezën e dhëndërit të Qazim Sejdinit

Misto Baholli, (Endriti), vëllai i Florja Lamçes ka rrëfyer se si ka nisur kontakti i viktimës me dy të autorët e vrasjes së tij, që njëkohësisht ishin miq, Ardiano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Në deklarimin e tij, perpara grupit hetimor, Baholli, rrëfen se ditën e ngjarjes, një grua e quajtur Mira Bebi i ka thënë që i kërkoi numrin e Florit shtetasi Alion Sejdini (djali i Qazim Sejdinit) dhe ajo ia ka dhënë, duke e pyetur gjithashtu nëse ka bërë mirë.

“Mira Bebi më tha ‘i dhashë numrin e Florit, ishte Alion Sejdini, a bëra mirë’. Në atë moment vajta të njoftoj Florin te banesa e tij te Stacioni i Trenit, por e gjeta në gjumë dhe nuk munda që t’i thosha se i kishin kërkuar numrin,”- tregon Baholli ndër të tjera.

Më pas, sipas të njëjtit deklarim, vëllai i viktimës tregon se për vrasjen e Florjan Lamçes, është bërë me dije nga një person i qujatur Endri Baku. Në orën 05:00 të mëngjesit, Baku o ka shkuar në banesë dhe i ka treguar se çfarë ka ndodhurn ë lokal.

“Kur vajta te lokali, pashë shiritat e Policisë dhe në spital arrita ta shoh të vdekur vëllanë. Kishte goditje, prerje me thikë në krahë, kokë dhe këmbë. Flori kishte kohë që nuk kishte kontakte me Sokol Sanxhaktarin dhe nuk e di se përse erdhi t’i kërkonte numrin,”– rrëfen ai më tej.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë është pyetur edhe kamerieri i lokalit ku ndodhi krimi, shtetasi Enea K.. Ky shtetas sqaron se rreth orës 21:15, në lokalin ku punon si kamerier kanë ardhur disa persona, prej të cilëve ka njohur vetëm shtetasin Sokol Sanxhaktari.

“Nuk morën porosi, pasi një person tjetër ua solli me tabaka pijet alkoolike nga një ambient tjetër, për të cilin nuk kam informacion. Kur isha në verandën e lokalit, rreth orës 22:15, ka dëgjuar një krismë nga brenda lokalit dhe kur ktheva kokën, pashë që personat po qeshnin dhe u largova nga lokali duke marrë sendet e mia. Në lokal nuk ka pasur persona të tjerë,”– shprehet kamerieri, shkruan kamarieri.

Ndërsa, pronari i lokalit në fjalë, i identifikuar si Shkëlqim A.,. sqaron se ka parë që në lokal janë futur në ambientet e brendshme disa persona rreth orës 21:00.

“Njoha Sokol Sanxhaktarin dhe Florian Lamçen. Këta persona nuk kanë marrë porosi, pasi një djalë ua solli nga jashtë me tabaka pijet e tyre. Nuk kam parë dhe as dëgjuar asgjë dhe jam larguar nga lokali rreth orës 01:00 të natës, duke lënë aty vetëm rojen dhe personat që qëndronin në ambientin e brendshëm të lokalit. Ngjarjen e mora vesh në orën 05:00 të mëngjesit nga roja i lokalit. Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçe, kishin kohë që nuk vinin në lokalin tim,”– tregon ai.

Ndërkohë aktualisht Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajraraj ndodhen në paraburgim pasi akuzohen për vrasjen e të riut, ndërkohë është këruar edhe prangosja e Mehmet Muçës dhe Amadeus Lamçes. I pari sipas prokurorisë akuzohet për fshehjen e dy pistoletave, ndërsa Lamçja akuzohet se ka furnizuar lokalin me kokainë dhe ka qënë dëshmitar në vrasjen e ndodhur, fakt të cilin e ka fshehur për hetuesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular