Nis festa kuq e zi në Mal të Zi, shqiptarët fitojnë dy deputetë, Gjeloshi: Do vazhdojmë projektin tonë!

1
326

Në komunën shqiptare të Tuzit, në Mal të Zi, ka nisur festa, pasi koalicioni shqiptar ka arritur të sigurojë dy mandate deputetësh në Kuvend.

Teksa rezultatet janë drejt fundit, tashmë është e sigurt që dy deputetë shqiptarë do të kenë karriget e tyre në parlamentin malazez.

Menjëherë pas kësaj ka nisur festa me flamujt kuq e zi, ndërsa kryesuesi i “Listës Shqiptare”, Nik Gjeloshi, tha në mesazhin e fitores se:

“1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”.

1 Koment

Comments are closed.