BallinaKryesoreShqipëri-Bjellorusi; ndeshja e 4 shtatorit në Minsk që mund të kthehet në...

Shqipëri-Bjellorusi; ndeshja e 4 shtatorit në Minsk që mund të kthehet në një “përballje” politike

Një rastësi e çuditshme i ka sjellë një tjetër pikë takimi ndërmjet Shqipërisë dhe vendit më të mediatizuar për momentin në Europë: Bjellorusisë.

Vendi i përfshirë nga protestat pas zgjedhjeve problematike presidenciale, është kthyer edhe në një debat i politikës sonë të brendshme, pikërisht prej faktit që Edi Rama, si kryetar i radhës së OSBE-së ka marrë përsipër të negocojë për gjendjen në Bjellorusi.

Deri tani pushteti i Lukashenkos nuk e ka pranuar një mision ndërmjetësimi nga Rama. Në takimin e Këshillit të OSBE-së në Vjenë ku përveç presidencës marrin pjesë ambaadorët e vendeve anëtare, në radhë të parë SHBA, BE e Rusia, përfaqësuesit e Ukrainës as e kundërshtuan e as e pohuan misionin e kërkuar nga Rama.

Por duket që atë që nuk e bëri OSBE, duket se e ka sjellë rastësisht UEFA nëpërmjet kalendarit të takimeve kombëtare. Më 4 shtator do të zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe asaj bjelloruse.

Një ndeshje që normalisht si protokoll do të ketë edhe takimet ndërmjet përfaqësuesve të federatave. Ka zëra që në delegacionin e tifozëve shqiptarë mund të ketë edhe zyrtarë që si vizitë “private” mund të shfrytëzojnë një mundësi për të biseduar në lidhje me ndërmjetësimin e OSBE-së. Por natyrisht nëse bëhet kjo ka një pranim paraprak nga ana e autoriteteve bjelloruese, që duan të mbajnë gjallë kontaktin me autoritetet kombëtare. Por mund të jetë edhe e kundërta, që të mos ketë asnjë sinjal të tillë.

Megjithatë, atmosfera që do të luajë Shqipëria në Minsk, është paksa e ngarkuar pikërisht për shkak të kësaj situate, dhe sjellja ndaj saj jo në fushë, por në trajtim dhe mënyrën që do të performojë media zyrtare, do të shikojmë ndonjë sinjal që a do të marrë sinjale politike apo jo ky takim futbolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular