BallinaKronikeVihen në pranga 11 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Vihen në pranga 11 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia në Tiranë ka vënë në pranga 11 qytetarë për vepra të ndryshme penale.

Njoftohet se 27-vjeçari M.C., është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi kokainë si dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga është vënë edhe 33-vjeçari E.Gj., i cili u gjet jashtë banesës edhe pse ndodhej në “Arrest në Shtëpi”.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, arrestuan në flagrancë  Xh.D., 64 vjeç, pasi ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në pranga u vu edhe E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Policia në Kavajë ka arrestuar 43-vjeçarin G.P.,  i cili ka aksidentuar rëndë këmbësorin A.B., që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•M.C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

•E.Gj., 33 vjeç, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.D., 64 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin të shtetasit A.B(K)., 25 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të 2 biçikletave.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.H., 57 vjeç, pasi në Rrogozhinë u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 2 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës.

Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

H.Gj., 27 vjeç, sepse në Vorë, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese;

•A.K., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.

•J.N., 45 vjeç, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

—–

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit M.H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular