Një kioskë kokoshkash në Liqenin Artificial të Tiranës ka shpërthyer në flakë.
Në pamjet filmike shikohet se si zjarri ka përfshirë të gjithë makinerinë e kokoshkave.
Po ashtu në një moment shikohet kur zjarri shpërthen me forcë duke trembur të pranishmit.
Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin. Qytetarët po mundohen që të shuajnë flakët.