Një bloger dhe prezantues në radio, i njohur si kritik i Putin, është rrahur para shtëpisë së tij.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” raporton se Yegor Zhukov dyshon se ka pësuar një “dëmtim traumatik të trurit” pasi u sulmua mbrëmjen e kaluar.
Kanali i mbështetësve të tij “Tem Zhukov” raporton se dy persona të panjohur që ishin fshehur në një skuter rrahën brutalisht Zhukov afër shtëpisë së tij.
Incidenti i fundit pason lajmet e javës së kaluar se politikani i opozitës ruse Alexei Navalny ishte helmuar gjatë një fluturimi.
Ai u ndje keq gjatë rrugës për në Moskë dhe u largua duke bërtitur nga dhimbja, ndërsa piloti bëri një ulje emergjente në Siberi. “Putini është i vendosur që të heshtë kritikët e tij”, pretendon disidenti rus Bill Browder.