BallinaKronikeE rëndë në Athinë/ Shqiptari plagos infermieren dhe hidhet nga kati i...

E rëndë në Athinë/ Shqiptari plagos infermieren dhe hidhet nga kati i katërt

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Greqi, Raportohet se një 59-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë infermieren duke e lënë të plagosur dhe më pas ai ka vrarë veten.

59-vjeçari shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital pasi dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.

Pasi mbërriti në dhomë kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /TCH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular