BallinaSportEuropa League/Short ‘ferri’ për ekipet e tjera shqiptare në raundin e dytë,...

Europa League/Short ‘ferri’ për ekipet e tjera shqiptare në raundin e dytë, veç Tiranës

Shorti i Europa League sa i përket turit të dytë kualifikues është hedhur dje në Nyon dhe menjëherë lajmi i bukur është fakti se Laçi nuk ka peshkuar Tottenham e frikshëm por Hapoel Beer Sheva (ekipin izraelit që dikur mundi Interin në Europa League). Skuadra e Armando Cungut do të luajë në shtëpi ndaj ekipit izraelit, një kundërshtar në letër i favorizuar dukshëm.

Sakaq, short super i keq për Teutën dhe Kukësin. Skuadra durrsake ka peshkuar Granada, ekipin surprizë spanjoll, ndërsa do të luajë në Durrës.

Kukësi i Gegës do të përplaset me ekipin e madh gjerman, Wolfsburg, edhe verilindorët në “Air Albania”. Ndeshjet, siç dihet, janë me një ndeshje “teke”. Sakaq, Shkëndija do të udhëtojë në Rumani duke u përballur me Botosani. Renova do të përballet me Hajduk Split. Kundërshtar maqedonas për Dritën, pasi do të përballet me Sileks.

LEXO EDHE  Tirana me fat! Kalon automatikisht në “playoff”-in e Europa League

Tirana me fat! Kalon automatikisht në “playoff”-in e Europa League

Tirana, ndërkohë, është përzgjedhur me short për të kaluar direkt në “playoff”-in e Europa League, pa luajtur turin e tretë paraeliminator.

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, bardheblutë ishin një nga dy skuadrat që kaluan me short, nga 10 ekipe që ishin përfshirë në short.

Fati ka bërë Tirana të përzgjidhej së bashku me Ludogoretsin e Bullgarisë.

SHORTI I EKIPEVE SHQIPTARE

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg

Sileks-Drita

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular