BallinaKryesoreDatat dhe afatet/Dalin fituesit e parë, shanset për maturantët që nuk lexuan...

Datat dhe afatet/Dalin fituesit e parë, shanset për maturantët që nuk lexuan emrin në listë

Gara për maturantët, nga sot hyn në fazën e saj më të nxehtë. Me shpalljen e listave fituese nga universitetet, të dhënat e çdo aplikuesi në universitet nga e hëna janë aktive në portalin u-albania.

Gjithë çfarë dinë tanimë kandidatët për studentë janë pikët dhe vendi i tyre në raport me të tjerët, por ajo që iu duhet janë vendet, të cilat do të lirohen pas çdo 48- orëshi që do të kalojë. Në luftë me kohën, zgjedhje e zgjuar quhet kapja e degës së dëshiruar me pikët e grumbulluara.

Kjo nënkupton që, nëse dikush do një degë medoemos, duhet të dijë të presë e madje edhe duke rrezikuar të humbasë degë të tjera ku shpallet fitues. Nga më shumë se 31 mijë nxënës që përfunduan këtë vit arsimin e mesëm, 10 mijë prej tyre kanë ‘firuar’ rrugës. Vetëm 21 mijë e 700 kanë aplikuar për universitet, nga të cilët një pjesë shumë e vogël janë shpallur fitues që në këtë fazë.

RAUNDI

Nga sot, maturantët do të mund të logojnë në u-albania përmes kodit të tyre personal. Fituesve iu shfaqen me ngjyrë jeshile degët ku janë shpallur fitues, ndërsa me të kuqe ato ku nuk janë renditur sipër vizës së kuqe nga universitetet. Kjo është pasqyra në fazën e parë të raundit të parë, ku pakkush ka pritshmëri për të qenë në listën e fituesve.

Të martën, me çeljen e regjistrimeve në fakultete, ku ekselentët pa ekuivokë dhe që e kanë të qartë çfarë duan, zënë vendin e tyre dhe lirojnë nëntë të tjerat ku gjithashtu janë shpallur fitues. Pikërisht këtu nis gara e vërtetë për maturantët e tjerë, që mund të jenë gjithashtu shumë të mirë.

Nga data 2 deri më 15 shtator, të gjithë aplikantët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues mund të regjistrohen me dokumentacion pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku ka aplikuar. Kjo periudhë është e ndarë në shtatë faza 48-orëshe.

Gjithë çfarë duhet të bëjnë aplikantët është të ndjekin ecurinë e procesit të shpalljes së fituesve në secilën prej degëve ku ka aplikuar. Nëse ID e tij merr ngjyrë të verdhë, sinjalizon pritje, pasi në fazën tjetër shpallet fitues dhe mund të shkojë të regjistrohet brenda 48 orëve.

A mund ta ruajë një degë nëse ndërkohë është duke kërkuar një më të mirë? Jo! Nëse nuk regjistrohet brenda afatit, kandidati e humbet të drejtën e regjistrimit dhe automatikisht, ajo kuotë i shkon tjetrit në radhë.

E njëjta gjë vlen edhe për çregjistrimet. Nëse fillimisht një aplikues nxitohet dhe regjistrohet në një degë, ndërkohë shikon më pas se me aq pikë që kishte mund të kapë një tjetër më të preferuar, ai nuk mund të çregjistrohet në mes të raundit.

Ministria e Arsimit ka lënë një afat 2-ditor në fund të çdo raundi, ku aplikanti mund të çregjistrohet dhe të riaplikojë sërish përmes formularit A2 për kuotat e vendeve që ngelën bosh nga raundi i parë (përfshi programin që donte).

1 shtator – ankimimet në universitete
Shtatë fazat e regjistrimeve
Faza 1 : 2-3 shtator
Faza 2 : 4-5 shtator
Faza 3 : 6-7 shtator
Faza 4 : 8-9 shtator
Faza 5 : 10-11 shtator
Faza 6 : 12-13 shtator
Faza 7 : 14-15 shtator
16-17 Shtator – Çregjistrimet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular