BallinaKryesorePandemia, shkencëtarja e Oksfordit: Viruse të tjera do të kalojnë nga kafshët...

Pandemia, shkencëtarja e Oksfordit: Viruse të tjera do të kalojnë nga kafshët tek njerëzit

Më shumë sëmundje me potencial që të kthehen në pandemi ka të ngjarë të kalojnë nga kafshët te njerëzit në të ardhmen e afërt. Kjo për shkak të mënyrave të jetës moderne, paralajmëroi sot një profesoreshë e lartë angleze.

Sarah Gilbert, truri që qëndron pas vaksinës Covid-19 të Universitetit të Oksfordit, tha se globalizimi i udhëtimeve dhe rritja e popullsisë po shton rrezikun e shpërthimit të infeksioneve zoonotike.

Sëmundjet e transmetuara nga kafshët janë bërë më të zakonshme në vitet e fundit për shkak të rritjes së kafshëve në ferma për mish dhe shpyllëzimit, të dyja këto i vendosin kafshët në afërsi të njëra-tjetrës dhe me njerëzit.

Gilbert u shpreh se pandemia aktuale thekson se si udhëtimet ndërkombëtare përkeqësojnë përhapjen e këtyre viruseve dhe popullatat më të mëdha i bëjnë ato më të vështira për t’u zhdukur.

Origjina e saktë e Covid-19 aktualisht është e panjohur, por konsensusi është se virusi e ka origjinën tek lakuriqët e natës para se të kalonte te një kafshë tjetër e cila më pas ua kaloi njerëzve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular