Një person ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndeërtimi, në rrugen “Kongresi i Manastirit”.
Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është I.B., 56 vjeç.
Ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, kujtojmë se ky është aksidenti i dytë në punë për ditën e sotme.
Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.