Detaje nga ngjarja në Rrogozhinë/Si u shpëtoi plumbave 29-vjeçari

3
194

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e djeshme në Rrogozhinë, ku një 33-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti fizik.

Burime zyrtare nga policia thanë se është shpallur në kërkim Erlis Dedej.

Të njëjtat burime sqarojnë se i riu është konfliktuar fillimisht me grushta me 29-vjeçarin Markelian Koçi, ndërsa kanë qenë persona të tjerë që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin

Por pavarësisht kësaj, 33-vjeçari duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi ka shkuar në banesë dhe aty ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit, i cili i ka shpëtuar mrekullisht plumbave.

Menjëherë pas njoftimit policia ka shkuar në zonë, por nuk ka mundur dot ta arrestojë 33-vjeçarin.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 13587 more Information to that Topic: startnews.news/2020/09/03/detaje-nga-ngjarja-ne-rrogozhine-si-u-shpetoi-plumbave-29-vjecari/ […]

Comments are closed.