BallinaKronikeDETAJET/Babai qëllon me armë djalin 26-vjeçar, mban peng 10 anëtarët e familjes

DETAJET/Babai qëllon me armë djalin 26-vjeçar, mban peng 10 anëtarët e familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në familjen Hasanaj në fshatin Llapqevë të Malishevës.

Babai 61-vjeçar ka plagosur djalin 26 vjeç dhe ka mbajtur peng dhjetë anëtarë të familjes, të cilët i kishte kërcënuar me vrasje.

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, shkruan Express duke sjell detaje nga kjo ngjarje.

Mbrëmja e së mërkurës për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi për një familje nga fshati Llapqevë i Malishevës. Babai 61-vjeçar shkrepi një plumb mbi trupin e djalit 26-vjeçar, të cilit i shkaktoi plagë të rënda. Policia gjeti tri gëzhoja plumbash në vendngjarje.

Pas plagosjes së djalit, N.H. mori peng dhjetë anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve tre fëmijë.

Pasi kishte dalë nga dhoma ku po mbante peng anëtarët e familjes, ata kishin mbyllur derën, ndërkaq i zoti i shtëpisë i kishte kërcënuar me vrasje.

Me pas ai ka marre vete ne telefon policine duke i treguar se kishte vrare dike te familjes.

Policia ka nderhyre per te shpetuar pengjet, te cilet u nxoren nga dhoma shendoshe e mire.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka treguar se i dyshuari ka rezultuar nën ndikim të alkoolit.

“I dyshuari N.H 61 vjeç pas arrestimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit. I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë ndërsa vepra penale e dyshuar është cilësuar si vrasje në tentativë. Në vendngjarje është gjetur një revolver Magnum me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, ka deklaruar Graishta.

Graishta tha se 26-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“ L.H 26 vjeç për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, pas ndihmës së parë në QKMF është transportuar për në QKUK Prishtinë”, ka thënë Graishta.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular