BallinaKryesore“Rama sfidon Yuri Kim", PD nxjerr fotot: Nuk ndahet dot nga njerëzit...

“Rama sfidon Yuri Kim”, PD nxjerr fotot: Nuk ndahet dot nga njerëzit e inkriminuar, ja kush e shoqëron

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama po sfidon ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila bëri thirrje që kandidatët për deputetë të jenë figura të pastra.

Në një postim në ‘Facebook’, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka publikuar disa foto, ku në takimet e sotme të Ramës në Vlorë ishte edhe ish-deputeti Shkelqim Selami, i prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas Gjatës, Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre

rama 1

“Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre.  Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren. 

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”, shkruan Gjata në Facebook.

rama 2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular