BallinaOP EDKatërkëmbshi Abazoviç u bën peshqesh serbëve Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin

Katërkëmbshi Abazoviç u bën peshqesh serbëve Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin

Nga Azgan Haklaj

Katërkëmbshi Abazoviç u bën peshqesh serbëve Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin

Dritan Abazi i lidhur në litarin e viçit

Zgjedhja e Milo Gjukanoviçit president i Republikës së vogël të Malit të Zi, zgjoji në atë kohë interes të jashtëzakonshëm në qarqet politike e diplomatike të fuqive të mëdha e në mediat ndërkombëtare.
E kjo jo për faktin se ky shtet i vogël ballkanik luan ndonjë peshë në arenën europiane, përkundrazi ishte pikërisht kursi politik që do të ndiqte ndaj Beogradit, të cilit fuqitë e mëdha ia bënë peshqesh me rastin e krijimit të Serbisë së madhe, apo Mbretërisë Serbo- Kroato-Sllovene në mbarim të Luftës së Parë Botërore.
E aty mbeti dhe pas Luftës së Dytë Botërore në krijimin e Jugosllavisë së re në konferencat e Jaltës dhe Potsdamit.
Gjukanoviçi si politikan nacionalist karizmatik e vizionar pati kurajon të shpallte pavarësinë e Malit të Zi, një akt me të cilin i dha një goditje vdekjeprurëse ëndrrës së Millosheviçit, Sheshelit e qarqeve shoviniste të Beogradit për Serbinë e madhe.
Zgjedhjet e 30-të gushtit nxorën në dritë përpjekjet e pareshtura e skenarët e dirigjuar nga Moska e Beogradi e Kisha Serbe, të cilat pas dështimit të grushtit të shtetit e përpjekjeve për eleminimin fizik të Gjukanoviçit vunë në jetë skenarin B, atë të kolonës së pestë, e për këtë ju nevojitej një shqipfolës, një Dritan Abaz shqipfolës, që është i lidhur në litarin e viçit.
Katër mandatet e tij të sponsorizuara nga KGB- ja UDB-ja dhe Kisha Serbe janë forca e këtij katërkëmbëshi me të cilin Serbia shpreson t’i japë fund pavarësisë së Malit të Zi, politikës së tij perëndimore dhe të godasë Kosovën.
Akoma pa u konfiguruar qeveria e këtij vendi opozita proserbe dhe Abazoviçi “ynë” e treguan fytyrën e tyre tinzare e kriminale.
E para duke ndërsyer turmat fashiste në sulmin ndaj xhamive të komunitetit paqësor boshnjak dhe e dyta duke bërë zbulimin e tretë të sekretit të Fatimasë së “Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti na qenka serb”.
Hade viç hajde.
Thonë që je djalë i kënduar e i shkolluar atje në Parisin e Napoleonit, Hygojit, Balzakut e Molierit.
Ta besh serb Gjergjin, apo babain dhe nënën e tij është po kaq e vështirë sa ta bësh grek Xhengis Khanin, kinez Aleksandrin e Madh, apo afrikan Xhorxh Washingtonin e Xhuzepe Garibaldin.
Përpjekja për t’ua vjedhur shqiptarëve figurat e shquara të historisë nuk është as e re dhe as e papritur.
Ky fakt nuk më shqetëson aspak, sepse është jo vetëm një përpjekje qesharake donkishotësh e hajdutësh të rendomtë të historisë, por habitem me faktin se ku do t’i çojnë ata sepse shqiptarët kanë nxjerrë shumë figura të shquara të historisë së njerëzimit, sa mezi i nxë një planet i tërë, e jo më rrasa e Çetinës, siç e quante Gjergj Fishta kryeqytetin e Knjaz Nikollës.
Meqenë se e more Gjergjin e madh çdo të bësh me kolosë të tjerë të racës shqiptare o viçi i Putinit e Vuçiçit?!
Kur do t’i “riatdhresosh” e t’i pagëzosh në Kishën Serbe Akilin e Aleksandrin e Madh, Pirron e Mbretëreshën Teutë, Kostandinin e Madh perandorët e shumtë Ilir të Romës, Papa Klementin e Xl-të, Nënë Terezën e Ibrahim Rugovën.
Në librin “Gjergj Kastrioti – Moisiu Ynë” e kam anashkaluar me qëllim debatin rreth origjinës së Heroit Kombëtar sepse ai është shqiptar e s’ka fare rendësi nëse është më origjinë nga Mazreku, apo Pashtriku i Hasit, nga Sinja e Kastrioti i Dibrës, Mati apo Kruja.
Këto shpjegime shterruese u detyrova t’i bëj në debatin e inicuar nga Paskal Milo e shpura e tij në Tiranë.
Qëllimi për të cilin është shkruar libri për Gjergjin e Madh është evidentimi i veprës madheshtore të këtij kolosi, i cili ashtu si profeti Moisi e nxori popullin hebre nga skllavëria dhe e çoj në tokën e premtuar, edhe Moisiu Ynë e nxori popullin e vet nga skllavëria otomane dhe e orientoj drejt Europës perëndimore, tokës së premtuar të shqiptarëve.
E më në fund për t’i vënë pikat mbi i dekleratës tuaj qesharake po të sjell një shembull:
Një hajdut malazez vodhi një ka të madh në Rozhajën shqiptare, por i polli belaja kur këtë dem të madh të racës ilire nuk ia zuri dera e kolibes së tij.
E shoqja e nervozuar e shan duke i thënë.
Gomar, pse nuk le demin e të merrje një viç.
Kastrioti është dem i madh e nuk mund të hyjë në vathën serbe.
Serbët duhet të jenë të kënaqur me një viç hibrid e katër këmbësh si t’i o Dritan Abazi i lidhur në litarin e viçit, që e shite Gjergj Kastriotin për një grusht vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular