BallinaKryesore19 punëtorë humbën jetën në 'Lavatriçen' e pastrimit parave në 'Kryeqytetin e...

19 punëtorë humbën jetën në ‘Lavatriçen’ e pastrimit parave në ‘Kryeqytetin e Rinisë’

Nga Elkier Bushkolaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj pak muaj më parë njoftoi së Tirana ka fituar çmimin ndërkombëtar “Kryeqyteti Evropian i Rinisë në 2022”. Qytetari i parë i Tiranës, këtë sihariq për të rinjtë e shpërndau gjatë një feste pompoze me muzikë live, valltarë, aktorë humori, trupë cirku e fishekzjarre.

Shumë të rinj, disa me këmbë ose me biçikletë dhe të tjerë me urbanë kishin mbushur një shesh të vogël pranë godinës së Bashkisë Tiranë dhe duartrokisnin këtë arritje historike, që na kujtoi vitin e largët 1987, kur Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Agrikulturën FAO i akordoi Shqipërisë një çmim ndërkombëtar për ushqimin, me motivacionin e sigurimit të ushqimit për popullatën e saj.

Por sa është Tirana-Kryeqyteti Evropian i Rinisë, këtë e tregojnë shifrat dhe jo fjalët e as numri i pëlqimeve për postimet apo profilin e Veliajt në rrjetet sociale.

Sipas revistës MONITOR për të blerë një shtëpi në zonën e qendrës së Tiranës duhen 49 vite punë, ndërsa në zonën brenda unazës së vogël të Tiranës, duhen plot 23 vite punë.

Për të blerë një apartament jashtë unazës së vogël së Tiranës, një familjeje shqiptare i duhen 18 vite punë.

Këto çmime të kripura nuk janë as për shkak të arkitektëve si Bjorke Engels apo Stefano Boeri që në Tiranë kanë gjetur El Doradon, kompanive të ndërtimit, apo mundësive të jashtëzakonshme të punësimit që ofron Tirana, por për shkak të parave të krimit që pastrohen në sektorin e ndërtimit.

Në dy vitet e fundit në kryeqytet janë pastruar rreth 1.6 milionë euro të krimit të organizuar shqiptar, i cili prej vitesh ndryshe nga shteti ynë është integruar më së miri në Bashkimin Evropian, kjo dhe falë suportit të paprecedentë të segmenteve të shtetit.

Sipas raportit të Nismës Globale kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit rreth 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në vitet 2017-2019 nuk e justifikojnë burimin financiar.

Në raport theksohet se nga 141 kompani që kanë përfituar leje ndërtimi për objekte banimi më të larta se 6 kate gjatë periudhës kohore 2017-2019, rreth 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato.

Të vetmit që përfitojnë nga paratë e krimit janë kriminelët dhe pushtetarët e korruptuar, ndërsa ata që paguajnë faturën më të rëndë të pastrimit të parave të pista janë shqiptarët, atdheu i të cilëve po kthehet në azil të madh.

Babëzia në këtë vend nuk njeh limite, pasi ndonëse janë mbi 1 miliard euro të investuara në ndërtim, pagat e punonjësve të ndërtimit janë qesharake, e ky është shkaku që as punëtorë nga vendet e Afrikës nuk vijnë të punojnë në vendin tonë.

Veç kësaj punonjësve nuk u paguhen sigurimet, ndërsa të flasim për sigurinë teknike në punë, do ishte hipokrizi. 19 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në Shqipëri përgjatë 2020, shumica prej tyre punonjës në sektorin e ndërtimit.
Hetimet për këto ngjarje kanë mbërritur deri tek inxhinierët, shumë prej të cilëve janë ndëshkuar maksimumi me arrest shtëpie, ndërsa firmat, shumë prej të cilave janë përdorur për pastrim parash, kanë mundur t’i shpëtojnë hetimit dhe ndëshkimit.

Kjo shifër bëhet me rëndë në një kohë kur Shqipëria për 3 muaj ishte e izoluar gjatë pandemisë. 34 punonjës shqiptarë humbën jetën në 2019, por kjo nuk mjaftoi që Inspektoriati Shtetëror i Punës të shkrihej, dhe nuk pengoi as SPAK-un të finalizonte hetimet për komisionerët që kishin manipuluar zgjedhjet të Durrës, të cilët kishin ndërruar jetë.
Shifrat duhet t’i bëjnë institucionet por edhe qytetarët të reagojnë, pasi nëse nuk do ta bëjmë fatura që do paguajmë në fund do jetë e kripur !

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular