BallinaKryesore"SOVRANITETI vs INTEGRITETI" një trajtesë shkencore DIPLOMATIKE me vlera KOMBËTARE SHQIPTARE

“SOVRANITETI vs INTEGRITETI” një trajtesë shkencore DIPLOMATIKE me vlera KOMBËTARE SHQIPTARE

Nga Hys Hasa

I nderuar z.Ambasador Arben Çejku! Sapo e përfundova së lexuari librin tuaj më të ri me titull” ”SOVRANITETI versus INTEGRITETI” Për ketë arritje ju përshëndes dhe ju përgëzoj për punën shumë të çmuar e me vlera kombëtare,që ju keni bërë, duke ja bërë dhuratë lexuesit shqiptar në përgjithësi, e sidomos atij kosovar shqiptar në veçanti,deri këtu në Diasporë.Të kam njohur që në takimin e parë si djalë simpatik e shumë azgan dhe me njohuri të thella intelektuale, sidomos në fushën e publiçistikës, Historisë e të Diplomacisë.Që në takimin e parë pas viteve 1990,mua më keni treguar se keni qenë një djalë i hijshëm,i mençur,i matur,por me shumë fisnikëri dhe më vonë ju kam njohur si një specialist e drejtues familje shumë i suksesshëm,vëlla,mik e shok i dashur e korrekt dhe mbi të gjitha ju njoh si bashkeshortë, prind shëmbulllor dhe tashmë dhe një shkrimtar, analist e diplomat i suksesshëm dhe i vlerësuar nga lexuesi me libratë që keni botuar.Të falenderoj dhe të përshëndes me shumë dashamirësi, duke ma dërguar si dhuratë për djalin tim Sokolin librin e ri ”SOVRANITETI versus INTEGRITETI

I nderuar lexues!

Libri vjen në një moment shumë delikat për Kosovën,nëpërmjet gërshetimit të praktikës diplomatike në terren, skrupulozitetit shkencore dhe publicistikës fine.Në ketë libër z.Arben Cejku, nëpërmjet një analize të thellë, të ftohte dhe gjithëpërfshirëse të fakteve dhe ngjarjeve ka trajtuar problematikatë me të cilat përballet sot Kosova me shtetin e saj.
Mënyra dhe Gjuha e të shkruarit është e thjeshtë,e qartë,e pastër,e freskët dhe e kuptueshme për çdo lexues.

“Sovraniteti vs Integriteti”, është një libër për sfidat e Kosovës,që ka ardhur në kohën e duhur.Kur mora të lexoj librin e Ambasador Arben Çejkut ” Sovraniteti versus Integritetit” t’ju them të drejtën,e dija se do të lexoja edhe gjëra që unë nuk i kam ditur më para,por kur hyra në brendësi të librit, kuptova se mësova shumë gjëra, që kisha patur nevojë ti njihja. Përfundimi i librit më thotë; duhet ta rishfletosh sa herë që kërkon të dish se ç’ka realisht dhe çfarë po ngjanë në Kosovë,ku në fakt,ne në Diasporë dimë shumë pak. Arben Çejku si Ambasador në Prishtinë e Shkup,vjen me librin e radhës, “Sovraniteti versus Integriteti”,ku me shumë maturi e pjekuri diplomatike pasqyron prapaskenatë e dialogut dhe sfidat e pajtimit mes Kosovës e Serbisë 2005-2020.

Në Tiranën politike dhe me pak lexues të kultivuar,me siguri ka individë që kanë njohuri mbi politikën e jashtme, diplomacinë dhe zhvillimet rajonale, por libri i Arben Çejkut, ndryshe nga shumica, bashkon në një, ekspertizën analitike, përvojën diplomatike,aftësinë e shkrimit, informacionin e klasifikuar dhe mendimin strategjik. Prej vitesh nuk di të ketë botim të tillë më cilësor,më të kompletuar dhe më orientues lidhur me Kosovën dhe sfidat e saj, ku Shqipëria është pjesë e procesit.

Me siguri, në një vend normal dhe në respekt për dijen, libra të tillë do të ishin pjesë e dosjes diplomatike në MPJ të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe tek cilido që ka angazhim direkt apo indirekt në politikën e jashtme, tek ekspertët e politikës dhe medias, tek studentët që trajtojnë politikën rajonale e marrëdhëniet ndërkombëtare dhe tek miqtë tanë që duan ta njohin Shqipërinë e Kosovës përmes vlerave të tyre.

Libri është i ndërtuar në 10 kapituj ,ku sejcili ka disa nën kapitujë,që autori i ka trajtuar me shumë maturi e pjekuri diplomatike,me fakte e argumenta historike,si dhe tërheq konkluzione, si do të ishte më mirë të veprojë në atë kohë,duke dhënë edhe mendime shumë të vlefëshme për të ardhmen. Analiza që z.Arben Çejku u bënë negociadave midis Kosovës e Serbisë është një kontribut shumë i rëndësishëm Akademik dhe një burim i vlefshëm reference për mësimet praktike dhe diplomatike,që mund të nxirren nga dialogu Kosovë-Serbi. Kjo vepër ka vlera Historike, Diplomatike e Kombëtare,sepse paraqet interes të madh për qytetarët në rajon,sidomos për ata shqiptarë,si dhe do të shërbejë siqë thekson David L.Philips (në parathenjen e librit ,se,)edhe për Universitetë e studentët e fushës së zgjidhjes konflikteve ndërkombëtare”. Libri është vlerësuar si një trajtesë diplomatike dhe me shumë hulumtime Akademike.Edhe për mua dhe për lexuesin shqiptar nuk përbën befasi, suprizë as autori dhe as libri.

Z Ambasador Arben Çejku është prezantuar prej dekadash para publikut si një publicist, si diplomat, si shkrimtar, si analist e opinionist. Në secilën prej këtyre fushave ka spikatur me përkushtim, talent, patriotizëm dhe maturi,pjekuri të admirueshme.Si në çdo libër që ai ka botuar,por titulli i fundit “SOVRANITETIT versus INTEGRITETI”, për nga vlerat dhe përmasat, përbën një ngjarje të rëndësishme për autorin, lexuesin, madje edhe vetë diplomacinë shqiptare.

Autori në kapitullin e parë faqe 35 sqaron:”…Një shtet që nuk ka sovranitet të plotë territorial,atëhere rrjedhimisht,ai ka integritet të cunguar. Integriteti territorial i një shteti sovran, nënkupton kontrollin dhe administrimin e plotë të shtetit mbi të gjithë territorin e tij të njohur ndërkombëtarisht…ai sqaron se “Juridiksioni territorial” justifikon kompetencën për të prekur njerëzitë, pronatë dhe ngjarjet brenda territorit”.
Kjo është një vepër e shkruar me shumë seriozitet, paanshmëri,me fakte dhe ngjarje ku autori jo rrallë ka qenë pjesëmarrës aktiv i zhvillimit të tyre. Ky libër si rrallëherë ndonjë libër tjetër i tillë, për shkak të rrethanave në të cilat gjendet Kosova,vjen në kohën e duhur dhe të nevojshme në dorën e lexuesit.Ambasador Arben Çejku, me këtë libër si dëshmi kohe, por edhe si udhërrefyes i rëndësishëm për hapat politik ,që duhet ndërmarr,nxjerrë në pah sfidatë,por edhe “gabimet” e bëra gjatë këtij rrugëtimi 2008-2020.të Kosovës në mbrojte të SOVRANITETIT dhe INTEGRITETIT shtetëror.

Ky libër është e nevojshme të lexohet nga politikbërësit dhe vendimmarrësit shqiptarë në të gjithë rajonin tonë,nga gazetarët dhe opinionkrijuesit,e opinionbërësit shqiptar.Mbi të gjitha, ky libër do të duhej të lexohej nga studentet e shkencave politike dhe të diplomacisë.Çdo bibliotekë përsonale dhe institucionale do të jetë e varfër pa këtë libër.Për të mos humbur kërrshërinë e lexuesve, do të thoja se ky libër kthjellon shumë ujëra të turbullta në këto vite të pasluftës në Kosovë e për Kosovën.
Kosova është kryefjalë në jetën e Ambasador Arben Çejkut, por me këtë libër është edhe kryefjalë e veprave të tij.Unë si lexues e kam parë librin në 3 drejtime:
1-Në drejtimin profesional- sprovohet diplomacia e fuqive të mëdha në një kontekst ballkanik, dhe konkretisht në raportet Kosovë-Serbi. Kjo diplomaci operon brenda dy koncepteve, që janë sa juridike aq edhe politike, ”Sovranitet- Integritet”. Autori shtron dilema që të intrigojnë;-Të transferosh pak sovranitet për të ruajtë integritetin, apo të “lëshosh” pak atdhe, sa të “arrnojmë” disi sovranitetin? Kujdestaria e huaj mbi Kosovë është e nevojshme më, apo rrezikon të mbetesh gjatë nën protektorat? Aktualisht, prezënca ndërkombëtare, dëmton apo ndihmon çështjen e Kosovës? Këto parashtrime natyrshëm të çojnë nga kërshëria dhe soditja e thellë e zhvillimeve në Kosovë, por jo vetëm.mënyra se si autori i parashtron, të premton se brenda tyre elabourohet diplomaci e rangjeve të larta, për tu ballkanizuar e shqiptarizuar me vendasit. Autori të adreson tek problemet që potencohen dhe rekomandon zgjidhjet përmes negociatave.Dilema të tilla na kanë tunduar të gjithëve, por duke lexuar librin orientohesh mjaft mirë drejt asaj; Çka dhe si……..?
2-Një drejtim tjetër me vlera kombëtare shërben dhe si Leksion për lidershipin politik, në Beograd, Prishtinë, pse jo dhe në Tiranë, ku në vënd që të negocjojnë të ardhëshmen tonë të përbashkët, vetëm bëjnë protagonizëm me pupulizëm nacionalist. Secili kërkon të shitet më patriot se tjetri. Bëjnë atë më të lehtën, protagonizem me folklor etnik. Gjoja ” U ther në shpirt kombi”. Folklorojnë(kalerojnë) politikën mbi këto emocione, pasi e dinë se popujt e këtyre trevave, ende ushqyejnë dhe frymëzojnë përditshmerinë me këto ndezje, udhëzojnë sjelljen individuale dhe kolektive mbi këto krenari. Lidershipi drejtues e din mirë se me këto sentimente, legjitimojnë lehtë pushtetin, ngenë skuadra vepruese dhe militare. Shiten si filologë ,kur janë të paktë në dije,shpallen dishepuj dhe “priftërinjë” të kombit, duke shpikur tek -“Tjetri”, djallin që na kërcenon. Autori është kritik ndaj kësaj mënyre të bërit politikë, pasi kjo kështu, vetëm se i zgjon dhe i egërson demonët e të shkuarës ,që pastaj e vrasin lehtë të ardhëshmen politike të rajonit. Përveç të tjerave, autori i këtij libri, i rekomandon politikëbersit të ditës në Prishtinë dhe në Tiranën zyrtare, të lexojë dhe të përkthejnë mirë rrjeshtat dhe ndërrrjeshtat e diskursit diplomatik të partnerëve tanë në Uashington, Bruksel, e t’i mbajnë si udhëzues në politikë bërjen e jashtme.Me vëmendjen e një lexuesi, nuk kam gjetur një vepër unike, të pashkruar më parë për temën që trajton.
Autori ka trajtuar gjerësisht dimensionet e kësaj situate mjaft të mprehtë dhe shumë aktuale. Kam arritur të konstatoi gërshetimin e hollë të autorit mes diplomacisë, historisë dhe publicistikës. Ai i zotëron më së miri njohuritë në këto fusha, i ka shkrirë plot talent e mjeshtëri në të gjithë tekstin e kësaj vepre shumë të rëndësishme Akademike.
Herë – herë, duke e lexuar të duket si një “Testament diplomatik” për nga ndjeshmëria, përkushtimi, analiza dhe gjykimi i thellë e serioz i autorit, që “preket” në çdo resht të këtij botimi…Gjithë librin, që tashmë është pronë e lexuesve dhe studiuesve, autori e ka parë nga një pozicion të baraslarguar, duke qëndruar larg konflikteve, fyerjeve dhe opinioneve personale. Ka shfaqur një panoramë të plotë dhe objektive të bazuar mbi analiza serioze dhe qindra referenca, që shoqërojnë çdo faqe të këtij botimi mjaft të rëndësishëm.
Vepra është voluminoze, por e shkruar me seriozitet, mjeshtëri e profesionalizëm brilant. Çdo kapitull mund të trajtohet e të lexohet si një libër më vete. Çdo lexues do të provojë, që asnjë frazë nuk është e tepërt. Libri shijon në harmoninë e teknikave të të shkruarit dhe të të konceptuarit. Është shumë i rëndësishëm për larminë e madhe enciklopedike, ku duket qartë se janë shfrytëzuar maksimalisht të dhëna arkivore të jashtëzakonshme në funksion të qëllimit të kësaj vepre. Po aq i rëndësishëm është edhe pasqyrimi i qëndrimeve të aktorëve të rëndësishëm, të përmbledhur me finesë diplomatike nga autori.
Autori në kapitullin e 2-të nxjerr vleratë paqësore e shtetëformuese të Dr.Ibrahim Rrugovës dhe roli i tij në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar mbi gjenocidin serb në Kosovë….me shumë vlerë janë edhe vlerësimet që bëjnë përsonalitet e ndryshme botërore për rrolin e tij në çlirimin e Kosovës dhe shtetformimin e saj,si dhe rolin vendimtar me njohje dhe me luftën e përgjakëshme që bëri UQK-ja e kombinuar me goditjet e NATO-s,për çlirimin e saj në vitin 1999.
Unë mësova nga ky libër shumë te reja për Kosovën dhe problematikën e saj në rrugëtimin e gjatë, të dhimbshëm e të mundimshëm drejt pavarësisë. Për herë të parë lexova nën një ndriçim të plotë se ç’mendojnë serbët në Kosovë për këtë çështje. Ç’mendojnë të gjithë faktorët serbë në Beograd. Roli i Rusisë dhe i kishës Ruse dhe asaj Serbe për çështjen e Kosovës. Qëndrimet kronologjike të Brukselit, Berlinit etj. Roli i çmuar i Uashingtonit dhe aktorëve ndërkombëtarë në hapat e shtetit të ri të Kosovës.Parathënia e librit, e shkruar nga David L. Philips – i cili ka shërbyer si këshilltar i Presidentëve Amerikanë Klinton, Bush dhe Obama – tregon se kjo është një vepër e rëndësishme me vlera të padiskutueshme studimore,akademike dhe diplomatike. I parë në tërësinë e vet, libri i Ambasadorit Arben Çejku, themë pa rezerva,është një “Kuran e bibël” diplomatike, sidomos për ata që ëndërrojnë t’i përkushtohen këtij profesioni fisnik të shoqërisë njerëzorë, siç është diplomacia.
3-Drejtimi i tretë është Qëndrimi kritik.Autori është kritik ndaj faktit se Kosova nuk po finalizon njohjen.Hapat drejt njohjes, po prodhojnë raste mosnjohe. Misionet tona diplomatike kanë humbur terren si ato të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, pasi edhe disa shtete terhoqën njohjen për Kosovën. Ndër kohë, misioni diplomatik në Beograd fiton terren, siç thotë autori; “Duke blerë kohën”. Shtynë në kohë çdo negocjim me bindjen se e ardhëshmja punon në favor të tyre. Autori sjell ngjarje ku tregon se Beogradi diplomatikisht operon më shpejt, më superior dhe më me profesionalizëm.
Unë uroj që këtu autori të mos jetë i saktë, por fakti që njohja ka ngecë, e kur disa shtete po terheqin njohjet, nuk të jep shumë të drejtë për të kundërshtuar,duke i dhënë të drejtë autorit.Gjithësesi kjo është përgjegjësi e atyre që ju takon ta përmbushin këtë mision, sidomos ata që merren me diplomaci aktive, pasi ta kenë lexuar librin, le të mbrojnë pretendimet, apo kundërshtitë e tyre në raport me versionet që ngre autori. Unë për vete mbetëm ta falenderoj Ambasadorin Arben Çejku ,që bashkë me librin që më dha edhe atë Kosovë që kisha kujtuar se…., por që në fakt jo sa duhet e kisha njohur. Ju përgezoj përzemersisht z.Ambasdor, dhe shpreh urimet më të mira për Ju!Në libër sillen shuë fakte historike-shqiptaro- amerikanët dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falë këtij përkushtimi është arrit që shumë Kongresist ,Senator,President e Personalitete të larta të politikës shtetrore amerikane, të jenë në përkrahje të Kosovës ne vitet e 80-ta dhe në vazhdimësi.Në muajin gusht bëhen 30 vjet nga vizita historike e delegacionit të Senatorëve të SHBA-ve në Kosovë,e cila udhëheqej nga senatori Robert Dole (Bob Dole).Kjo vizitë e cila ishte organizue nga veprimtarët shqiptaro amerikan në SHBA, u ba në kohën ma të vështirë të represionit dhe terrorit shtetëror serb, në vitin 1990, ku senatori Dole kishte ardhë për me pa gjendjen nga afër. Robert Dole ka vizituar shumëherë Kosovën. Kjo më së miri fletë sesa i përkushtuar ka qenë me fatin e saj dhe të shqiptarëve në Ballkan.Roli i Hollbrukut,Ollbrajtit e Gjeneral Klarkut kan peshën e madhe te mbështetjes Amerikane në çlirimin e Kosovës.

Por autori në libër ka bërë zbërthimin e prapaskenave dhe tregon aftësitë e një diplomati karriere ,që jo vetëm njeh rajonin në detaje,por politikën e jashtme e lexon në mes të rreshtave. Ajo që më bëri përshtypje ishte këshilla e një serbi si Dobriça Qosiq ,i cili porosiste gjeneratën e re në lidhje me Kosovën,duke theksuar se:”Për mua çështja e Kosovës është e zgjidhur, domethënë ajo nuk ekziston më si krahinë jugore serbe dhe ne e kemi humbur Kosovën në luftë me shqiptarët.Me luftën e vitit 1999 Kosova është humbur politikisht,asnjë energji nuk duhet harxhuar për këtë çështje,prandaj unë e këshilloj gjeneratën tuaj që të mos harxhojë fuqi në çështjen e Kosovës, sepse këtë e ka rregulluar historia,duke ju anashkaluar juve”.

Libri i Ambasador Arben Çejkut është një trajtesë diplomatike e hulumtuar jashtëzakonisht mirë. Ai adreson gamën e gjerë të zgjidhjeve të duhura dhe të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë, përfundimtare dhe të qëndrueshme, për t’u konsideruar në kontekstin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Çlirimi i Kosovës erdhi pasi NATO ndërhyri për të parandaluar genocidin e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Ndërsa NATO ndërhyri në një periudhë kohore specifike, çlirimi është një proces që ende vazhdon.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës u miratua në 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosovës. Ajo u kontestua nga Serbia në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 22 korrik 2010 konkludoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte ligjin ndërkombëtarë. Sipas GJND-së, e drejta ndërkombëtare nuk “ndalon shpalljen e pavarësisë”. Për më tepër, GJND arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila shprehte statusin e përkohshëm të Kosovës.
Deri më sot, mbi 110 vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Pavarësisht nga kjo, pavarësia e Kosovës mbetet një valë e nxehtë në tryezën e bashkësisë ndërkombëtare. Serbia refuzon ta njohë statusin e Kosovës, duke insistuar se Kosova është pjesë e Serbisë. Ajo ndërmori një fushatë agresive për të dekurajuar njohjet e reja e Kosovës dhe bashkë me Rusinë, organizoi një lobim efektiv për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku njëra prej tyre ishte INTERPOL. Ajo gjithashtu bëri presion ndaj vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që ato të tërheqin njohjet e tyre.

Në bazë të opinionit të GJND-së, Kosova dhe Serbia u përfshinë në një dialog që synonte të zyrtarizojë masat për ndërtimin e besimit, ç’ka do t’i hapte rrugën një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare mes dy vendeve. Që nga 2011 Kosova dhe Serbia kanë negociuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe kanë arritur të firmosin 33 marrëveshje. Megjithatë, procesi i dialogut ka shfaqur probleme që në fillim.

Formalisht, dialogu Kosovë-Serbi u drejtua nga Bashkimi Europian. Ndryshe nga formati i Vjenës, i udhëhequr nga nobelisti për Paqen, Martti Ahtisaari, SHBA-të nuk u përfshinë energjikisht në këto negociata. Zyrtarët amerikanë ishin të pranishëm dhe luajtën një rol mbështetës ndaj përpjekjeve të BE-së. Sidoqoftë, ndikimi i Amerikës u zvogëlua nga pozicioni i saj dytësor dhe dialogu e humbi udhën.
Synimet e dialogut gjithashtu ishin të paqarta. Ndërmjetësit promovuan “normalizimin”, i cili kurrë nuk u përcaktua qartë se çfarë përfaqësonte. Serbia nuk u zotua të ndryshojë kushtetutën e saj, për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. E ardhmja e marrëdhënieve tregtare midis Kosovës dhe Serbisë ishte gjithashtu një tjetër pikë delikate. Dialogu ngeci përfundimisht kur Kosova vendosi tarifa ndëshkuese tregtare për mallrat serbe, në përgjigje të taktikave të ashpra të Serbisë, e cila nuk i pushoi përpjekjet që Kosova të mos fitonte një njohje më të madhe ndërkombëtare.

Për më tepër, procesi i negociatave u shfokusua për shkak të hedhjes së idesë për shkëmbim territoresh. Detajet e këtij shkëmbimi territorial ishin të errëta, edhe pse u kuptua gjerësisht se Kosova do të duhej të hiqte dorë nga territoret e saj në veri të lumit Ibër, në këmbim të kontrollit mbi fshatratë etnikë shqiptarë në Luginën e Preshevës. Bisedimeve të udhëhequra nga BE për shkëmbimin e territoreve u mungonte transparenca. Detajet u mbajtën larg syve të publikut të gjerë në Kosovë dhe Serbi. “Harta” nuk u publikua kurrë. As pyetjet e tjera, si për shembull nëse ky shkëmbim territori do të ishte simetrik, bazuar në madhësinë, popullsinë dhe / ose vlerën e tij, nuk morën një përgjigje.
Shkëmbimi i territoreve u mbështet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidentit të Serbisë Aleksandër Viçiç,me dijeni nën zë të Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Nga ana e saj, shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi shprehu shqetësime të thella lidhur me rivizatimin e kufijve. Nuk ishin të paktë ata, që paralajmëruan se ndarja e negociuar e Kosovës do të përfaqësonte përmbushjen e projektit të Millosheviqit, për të krijuar shtete etnikisht të pastra në Ballkanin Perëndimor dhe si mundësi që do të nxiste konflikte të mëtejshme. Nuk munguan as shqetësimet e natyrës humanitare në lidhje me shkëmbimet e popullsisë, që do të rezultonin si pasojë e ndryshimit të kufijve. Marrëveshjet për përsonat e zhdukur gjatë luftës nuk u zbatuan kurrë nga Serbia. Ende nuk ka pasur një proces transparent për të drejtat pronësore dhe kompensimin e tyre.

Bisedimet u komplikuan nga një sërë faktorësh të tjerë. Presidenti Thaçi u vendos në krye të dialogut, duke anashkaluar Qeverinë e Kosovës. Nga ana e tij, Kuvendi i Kosovës ngriti një sërë shqetësimesh në lidhje me kërkesën e Vuçiqit, për ngritjen e Asocacionit të Komunave Serbe (ASM). Jo të paktë ishin ata që e konsideruan ASM si një pengesë për fuqizimin e pavarësisë. Argumenti i tyre ishte se Kushtetuta e Kosovës, ligjet për qeverisjen vendore dhe angazhimi ndaj parimeve të Ahtisarit, që mbrojnë interesat serbe dhe pakicë, e bëjnë të panevojshme krijimin e ASM-së.

Pronësia e minierës së Trepçës, përfshirë menaxhimin e saj dhe shpërndarjen e të ardhurave, ishte gjithashtu një tjetër pengesë për t’u kapërcyer. Përveç kësaj, kontrolli i burimeve ujore të Liqenit të Gazivodës mbetej një çështje e diskutueshme. Dështimi përsa i përket zgjidhjes së çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës ishte një tjetër pengesë për negociatat.

Për më tepër, procesi i vështirë i krijimit të besimit mes palëve u dëmtua nga kundërshtimi serb i marrëveshjeve ekzistuese dhe refuzimi për të negociuar pika të tjera. Në fund të fundit, dialogu Kosovë-Serbi, rezultoi me firmosjen e 33 marrëveshjeve, shumica prej të cilave thjesht nuk u zbatuan kurrë. Dështimi në ngritjen e një mekanizmi korrigjues, që duhet të vlerësonte përformancën e Kosovës dhe të Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve, ishte një e metë strukturore në procesin e dialogut.
Kosova hyri në negociata për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare. Megjithatë, Serbia nuk i kontrollon vendimet e pesë shteteve anëtare të BE, që refuzojnë të njohin Kosovën. Për më tepër, Serbia nuk përcakton as veprimet e Rusisë (dhe Kinës) dakordësia e së cilës është e nevojshme, që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Hetimet e ndërmarra nga Gjykata Speciale e Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hedhin hije mbi negociatat. Përveç Presidentit Thaçi, Gjykata Speciale shqyrtoi përgjegjësitë e politikanëve të tjerë të Kosovës. Pati spekulime, sipas të cilave Presidenti Thaçi ishte i gatshëm të lëshonte tokat e Kosovës, në këmbim të një “përjashtimi” për të nga ana e Gjykatës. Deklaratat jo të qarta nga zyrtarët e administratës Trump mbi integritetin territorial të Kosovës i kompromentuan negociatat akoma më shumë.
Të gjitha këto çështje shqyrtohen me kujdes nga Arben Çejku në këtë libër të shkëlqyer.Analiza e tij depërtuese hedh dritë mbi atë që ndodhi, por tregon shtigjet për rrugën që është përpara. Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë. Ka ardhur koha që statusi i Kosovës të zgjidhet një herë e mirë. Libri i Çejkut jep ide të vlefshme për rrugën që është përpara.

Siqë theksova edhe më lartë se Ambasadori Arben Çejku është prezantuar prej dekadash para publikut si publicist, si diplomat, si shkrimtar, si analist, opinionist e publiçist.
Unë si lexues nuk jam as diplomat e as Historian i mirëfillt, por me vëmendjen e një lexuesi, kam gjetur një vepër unike, të pashkruar më parë për temën që trajton. Autori ka trajtuar gjerësisht dimensionet e kësaj situate mjaft të mprehtë dhe shumë aktuale. Kam arritur të konstatoj gërshetimin e hollë të autorit mes diplomacisë, historisë dhe publicistikës. Ai i zotëron më së miri njohuritë në këto fusha, i ka shkrirë plot talent e mjeshtëri në të gjithë tekstin e kësaj vepre shumë të rëndësishme akademike. Herë – herë, duke e lexuar të duket si një “Testament Diplomatik” për nga ndjeshmëria ,përkushtimi, analiza dhe gjykimi i thellë e serioz i autorit, që “preket” në çdo resht të këtij botimi…
Gjithë librin, që tashmë është pronë e lexuesve dhe studiuesve, autori e ka parë nga një pozicion të baraslarguar, duke qëndruar larg konflikteve, fyerjeve dhe opinioneve personale. Ka shfaqur një panoramë të plotë dhe objektive të bazuar mbi analiza serioze dhe qindra referenca që shoqërojnë çdo faqe të këtij botimi mjaft të rëndësishëm.
Autori ka sjell shumë mendime e vlerësime,sugjerime nga përsonalitete botërore për disa opsione,ku edhe opsioni i ndarjes mbetet një opsion i mundshëm,pavarësisht nga qëndrimi Gjerman dhe qëndrimi i Angela Merkel dhe qëndrimi Amerikan.

Autori e trajton shumë saktë opsionin e ndarjes në fletët e ditarit Diplomatik në faqen 543-557.Autori me shumë kompetencë shpjegon se pa unitet të mbrendshëm nuk mund të ketë unitet të politik të jashtëm si një nga mangësitë shekullore të shqiptarëve. Autori jep mendime shumë preqize në diplomaci,kur ai thekson:”Në Matematikë,dy edhe dy bëjnë katër,por në diplimaci mund bëjnë edhe tre dhe pesë.Ose të paktën nuk bëjnë gjithëmonë katër.Apo nëse bazuar në gjeometri,themi se katërori është katëror,në diplomaci,katërori mund të jetë edhe rreth.Varet se si e shikon dhe si paraqitesh ta shoh bashkëbiseduesi yt.Negociadatë janë të vështira dhe kërkojnë preçizion të lartë,pikërisht se ata zhvillohen për interes kombëtar dhe jo për atë përsonal,që do të thotë përgjegjësia është kombëtare dhe jo thjeshtë përsonale….

Autori Akademik Arben Çejku thekson:”Kosova dhe Serbia,bashkë me faktorin ndërkombëtarë po flasin për nevojën e një “ Zgjidhje gjithëpërfshirëse”,e cila në thelb duhet të garantojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe vendosjen e mardhënjeve diplomatike,duke vendosur ambasadatë përkatëse në Prishtinë e në Beograd”.
Librin Ambasadori nderuar ARBEN ÇEJKU e mbyll duke theksuar se:”Ironikisht,pas pothuajse një shekulli,fati i rrumbllaksimit të sovranitetit të Kosovës,duket se është përsëri i ndërlidhur ngushtë me ambiovalencat dhe interesat e Fuqive të Mëdha të kohës,si dhe me proçeset e brendëshme politike në Kosovë dhe mardhënjet e saj me Serbinë”.Sa herë faktori ndërkombëtar është i vonuar , problemet nuk janë realizuar pozitivisht; sepse po qe se ata do të kishin vepruar më kohë,sot Kosova do të kishte arritur në njohje nga Serbia dhe do të kishte zënë vend në organizmatë krysore si OKB-ja,NATO-ja dhe në Bashkimin Evropiane.

Duke lexuar çdo kapitull e nën kapitull dhe çdo fjalë të këtij libri unë si lexues them se:”Akoma nuk i ka lindur kombit shqiptar një burrë shteti, që t’i bëjë shqiptarët pavarësisht nga krahu politik të flasin me një gjuhë,kur shtrohet problemi për çeshtjen e madhe të zgjidhjes Kombëtare Shqiptare.

Takimi i sotëm në Uashington mes delegacionit të qeverisë Kosovës dhe asaj të Serbisë me prezencën e Presidentit Amerikan Donald Tramp dhe sinjali i njohjes nga shteti i Izraelit pas firmosjes marveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë është një sinjal shumë pozitiv dhe duhet përshëndetur. Marveshja mes dy delegacioneve sot në Uashington do të mbetet një marveshje e madhe Historike në mardhënjetë mes Kosovës e Serbisë. Edhe unë si gjithë faktorët politikë në Kosovë e në Shqipëri e përshëndes administratën e Presidentit Donald Tramp me shprehjen e zemrës sime:”Faleminderit Amerikë, Faleminderit z.President Trampi, Faleminderit e nderuara Administratë e Amerikës,Faleminderit populli vëlla Amerikan”.

Unë pasi kam lexuar librin dalë në konkluzionin se :

1-Kosova vazhdimisht duhet të forcojë lidhjet dhe bashkëpunimin me SHBA-në dhe Bashkimin evropian.

2-Duhet të forcojë lidhjet dhe unitetin e brendshëm,pa paragjykue partitë politike.Interesi i Kosovës dhe interesi Kombëtar proritet i çdo partie apo kualicin partiak që qeverisë shtetin e Kosovës.

3-Bashkimi,uniteti dhe mendimi mbarëshqiptarë dhe lufta kundër korrupsionit,zbatimi i parametrave të demokracisë funksionale sjellin fuqizimmin ekonomik dhe një ditë do ta detyrojnë edhe Serbinë para këtij realiteti ta njoh Kosovën e shtetin e saj të pamvarur.

4-Dipllomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të punojë papushim për të rritur numrin e shteteve që të njohin realitetin në funksionimin demokratik e atij ligjor të shtetit të Kosovës.
5-Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë, duhet të vlerësojë më shumë rolin e Diasporës kudo në botë,e sidomos në Amerikë,Angli,Gjermani,Francë,Itali e Greqi,duke forcuar lidhjetë mes tyre.

6-Transparenca dhe bashkëpunimi pozitë–opozitë sidomos në përfaqësimin e saj në dialogun mes Kosovës e Sërbisë deri në njohje reciproke ,duhet të jetë solid dhe i detyrueshëm për çdo qeveri që qeveris vendin,sidomos atë në Kosovë.

Ofendimet,batutatë,sharjet,etiketimet tradhëtar vend e pa vend mes politikanëve sidomos nga drejtuesve kryesor të shtetit President, kryeministër, kryetar kuvendi,kryetar opozitë janë të patolerueshme dhe i shërbejnë përqarjes në popull dhe pasaj dhe përqarjes kombëtare,ku armiqët e kombit shqiptar i shfrytëzojnë me prapaskenatë e tyre në dëmë të shtetit Kosovës e të Kombit shqiptar.

Mendoj se krahas punës së lavdrushme të autorit, meriton një falenderim redaktori e korrektori intelektuali i ri lusjan MA.z.ALTIN GJETA,reçensentët diplomati Besnik Mustafaj dhe prof.dr.Veton Latifi,si dhe David L.Philips që ka bërë parathënjen e këtij libri shkencor diplomatik.

Së fundi unë e uroj nga larg autorin e nderuar Abasadorin e diplomatin brilant, birin e Lusnës kuksiane z.Arben Çejkun,për ketë vepër,që e ka në dorë sot lexuesit shqiptar me shumë vlera dekumentare me analiza e konkluzione historike e diplomatike për dialogun Kosovë-Serbi dhe sidomos për për brezat e ardhëshëm shqiptarë kudo në botë,njëkohësisht autorit Arben Çejku i uroj suksese në shkrimet e botime e ardhëshme dhe përjetoftë:”Shëndet cilësor,jetgjatësi, mirësi,gëzime e lumturi familjare dhe krijimtari”.Të lumtë z.Ambasador ARBEN ÇEJKU..

Ftoj miqtë e mi ta marrin këtë libër. I ftoj ta lexojnë dhe i siguroj se do jenë falenderues ndaj autorit dhe kontributit të tij të çmuar në interesin kombëtar të shqiptarëve. Udhë e mbarë librit të ri dhe suksese me libra të tjerë Z.AMBASADOR.!
-Këto ishin disa mendime modeste për vleratë e librit” “SOVRANITETI vs INTEGRITETI”të autorit shumë të respektuar ARBEN ÇEJKU.
Me shumë respekt e konsideratë
Hys Hasa.
Filadelfia,4 shtator 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular