BallinaKryesoreRama: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës!

Rama: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare është shprehur se në këtë session të ri parlamentar do të punohet për të hartuar një ligj për Presidentin e Republikës.

Sipas Ramës ky ligj për Presidentin është i domosdoshëm, madje ka qenë i munguar prej shumë kohësh.

“Është koha të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për Presidentin e Republikës. Është shfaqur dhe zhdukur shumë herë në skenën e debatit politik.

Mendoj që ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës, ka edhe këtu eksperienca plot, që nuk ka nevojë, t’i shpifim, ti marrim, t’i sfidojmë dhe harmonizojmë.

Ky ligj është sa i nevojshëm aq edhe i munguar në të gjithë këto vite”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular