BallinaKryesoreEdukimi shëndetësor, një dimension i munguar i arsimit shqiptar

Edukimi shëndetësor, një dimension i munguar i arsimit shqiptar

Nga Qamil Dika

Nje jave para fillimit te vitit te ri shkollor, lajmet per nje largim te mundshem te Ministres se Arsimit shtojne me tej pasigurine dhe ankthin e mijera prinderve per nje kaos total ne sistemin arsimor parauniversitar.
Nuk ka asnje mase paraprake e aq me pak nje fushate te mirefillte te edukimit shendetesor e cila do te qartesonte mbi 650 000 nxenes per menyren se si duhet te sillen pergjate kohes se qendrimit ne shkolle, pergjate transportit per ne shkolle dhe shtepi, si dhe gjate pushimeve te ndermjetme dhe pergjate ushqyerjes etj.
Nuk ka asnje grup ekspertesh te shendetit publik te cilet veprojne prane Minsitrise se Arsimit per te koordinuar me profesionalizem orientimin e 40 000 mesuesve mbi menyren se si duhet te menaxhojne situaten e COVID 19 ne klasen dhe shkollen e tyre.
Vertet mesuesit ne nje dimension te tyre konsiderohen si specialiste te shendetit publik (pasi ata priren te edukojne sjellje te shendetshme) por ne kete situate ata nuk kane marre asnje mbeshtetje nga strukturat e posacme shteterore me trajnime te posacme apo materiale te dedikuara te promocionit shendetesor.
Parandalimi eshte masa me e dobishme per sistemin shendetesor dhe vecanresisht ne kete situate demostrohet nje nivel papergjgjshmerie ulerites ne raport me shendetin e femijeve dhe mesuesve (rrjedhimisht me shendetin e mbare popullates).
Duhet bashkeveprim me te gjithe specialistet e shendetit publik, qofte te eksperteve nga Instituti i Shendetit Publik apo te specialisteve qe punojne prane strukturave ne nivel vendor, mjekeve te shkollave (te cilet jane te atashuar vetem ne shkollar e Tiranes) dhe mjeket te pergjithshem apo specialiste te mbeshtur me te gjitha mjetet e nevojshme qe te ndihmojne ne menyren me te mire ne edukimin e nxenesve per sjellje te pergjegjshme duke ruajtuar shendetin e tyre dhe te familjes.
Braktisja e anijes kur kupton se rreziku i mbytjes eshte afer, eshte nje sinjal i forte qe Besa iken per mos u mbytur sebashku me te…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular