BallinaKronikeEMRAT/Arrestohet avokati, gjyqtarja me burrin dhe dy të tjerë, ja akuza

EMRAT/Arrestohet avokati, gjyqtarja me burrin dhe dy të tjerë, ja akuza

Pesë persona, mes tyre një avokat dhe një gjyqtare janë arrestuar për një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e gjykatës që caktoi masat e sigurimit personal “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj si dhe Nejton Bali e Klaudjo Zhilla, janë vënë në pranga.

Hetimet

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj – me profesion avokat, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ata i kanë dhënë Mimoza Margjekas, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000  eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas.

LEXO EDHE  Rama mbledh drejtuesit politikë sipas qarqeve/ Ja çfarë pritet

Masat e sigurisë

Pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin datë 05.09.2020 ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe “arrest në shtpi” për personat e përfshirë në këtë hetim. Masa që janë ekzekutuar sot nga policia.

  • Masa e sigurimit “arrest në burg” u vendos shtetasve Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.
  • Masa e sigurimit “arrest në burg” u vendos ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim.
  • Masa e sigurimit  “arrest në shtëpi” u vendos ndaj avokatit Skënder Demiraj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.
  • Masa e sigurimit “arrest në shtëpi” u vendos ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular