BallinaKronikeVetëvritet në burg profesori që tentoi të dhunonte një të mitur

Vetëvritet në burg profesori që tentoi të dhunonte një të mitur

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:30 minuta në Burgun e Shkupit është kryer vetëvrasje. Bëhet fjalë për personin S.M. i lindur në vitin 1959 nga fshati Poroj i Tetovës.

Personi në fjalë ka qenë në paraburgim që nga 29 shkurti i këtij viti, për veprën penale që është e dënueshme në bazë të nenit 188 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht tentativë përdhunimi të një të miture 8-vjeçare.

Personi në fjalë është varur në qelinë e burgut. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular