BallinaKryesorePse lëvizjet (jo)taktike të Ramës po dështojnë përballë Opozitës?

Pse lëvizjet (jo)taktike të Ramës po dështojnë përballë Opozitës?

Nga Red Varaku

Kur të gjithë prisnin një lëvizje taktike të Edi Ramës përballë një opozite të bashkuar, me shifra të sigurta dhe një sërë partish të vogla bashkuar rreth saj për shkak të sigurisë në fitore, Edi Rama u mrrol dhe u investua në aktin më burracak të një kryeministri, duke ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme me qëllim zvogëlimin e kësaj sinergjie opozitare, duke dhënë kështu mesazhin më të keq që një kryetar partie mund të jepte në prag të fillimit të një fushate elektorale.
I kapur në befasi nga asgjësimi i projektit të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili mund t’i garantonte atij të paktën mbështetje ndërkombëtare, i diskretituar përballë radiografisë së ashpër të publikuar në përgjime dhe përballë presionit ndërkombëtar në rritje përmes bllokimit të integrimit dhe 15 kushteve, Edi Rama po dëshmon se ka mbetur pa asnjë strategji për tu përballur në zgjedhje, përveç strategjisë së dhunës, presionit, shantazhit dhe formave të tjera të manipulimit .
Ai nuk po ia del të mund të bëjë asnjë lëvizje që të çorodisë lëvizjen opozitare Nga ana taktike ai së pari duhet të bënte një lëvizje që të largonte të korruptuarit dhe të hapte partinë për qytetarët si dhe të mbante të ndezur polemikat brenda opozitës.
Në të vërtetë ai nuk bëri as të parën, as të dytën. Lëvizja e tij për të emëruar kryesuesit e 12 qarqeve rezultoi në ringjalljen e disa figurinave qartazi të diskretituara si të korruptuara dhe përçarjen e mëtejshme të partisë, sepse përmes tyre përjashton Ditmirin, Sajmirin, Fatmirin , Gjushmirin. Ndërsa, lëvizja e tij për të ndezur një polemikë brenda opozitës me ndryshimet kushtetuese dhe me krijimin e partive të reja jo vetëm që dështoi, por rezultoi në forcimin bindjes së opozitës se ky njeri është një hajdut paranojak zgjedhjesh.
Kjo sepse me ndryshimet kushtetuese ai dha një mesazh shumë të keq, që do të thotë se ai nuk ka hequr dorë nga skenari i vjedhjes së zgjedhjeve, kurse me partitë e reja të disa “mercenarëve” të diskretituar si vegla qorre të tij, u vetëdiskretitua si njeri që nuk i ka mbetur më asnjë cipë.
Pra, në vend që t’ia vështirësonte, ai po ia lehtëson punën opozitës së bashkuar, sepse me ndryshimet kushtetuese ai dëshmoi, jo vetëm frikën e madhe që ka nga vota e shqiptarëve, por që ai është dhe mbetet një hajdut i mirëfilltë i vullnetit të qytetarëve.
Sa i përket lëvizjes së parë taktike, asaj të hapjes së partisë, i gjendur nën presionin e bandave që e sollën në pushtet ai është i detyruar të respektojë dhe aprovojë njerëzit që do t’i dërgojnë ata. Edi Rama nuk ka asnjë shans të dalë sot kundër tyre. Kështu ai po djeg për interesin e tij personal shansin që ta rigjallëronte PS me njerëz të rinj përballë një opozite super të bashkuar dhe të sigurt në rrotacion.
Ky kufizim i madh i tij për t’i hapur rrugën futjes së ndonjë elementi të ri dhe të pastër në fushatën për kryeministër, e ka bërë atë sot një figurinë të pashpresë politike. Është kjo arsyeja që Edi Rama sot e ka të pamundur të bëhet një përfaqësues dinjitoz i interesit të qytetarëve shqiptarë.
Si për të mos i mjaftuar mungesa e guximit politik për të hapur partinë, me sjelljen e tij Rama po forcon dhe opozitën, sepse me arrogancën e tij duke miratuar ndryshime kushtetuese të paligjshme riktheu makthin e njohur për prishjen e zgjedhjeve. Pafytyrësisht , ai po vazhdon me gjuhën e tij të ndyrë kundër opozitës duke përdorur për këtë dhe një grup mercenarësh politikë të sponsorizuar personalisht prej tij, duke u vetëdiskretituar kështu para syve të të gjithë shqiptarëve.
Në kushtet e një mungese strategjie elektorale efikase, ai po i dhuron një fitore të padiskutueshme Opozitës së Bashkuar dhe po e fut PS drejt një disfate të ngjashme me atë të 1992.
Prenci Ahmet, Hajredin Bakiasi and 20 others
2 Comments
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular