BallinaAktualitetJa sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Bie ndjeshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri. Një qytetare 61 vjeçare nga Korça ka humbur jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”, njofton ministria.

192 pacientë të shtruar, 19 në terapi intensive, 5 të intubuar

“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”

Apeli i ministrisë

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular