BallinaKronikeLirohej për 20 ditë, vdes nga Covid-19 i dënuari i dytë në...

Lirohej për 20 ditë, vdes nga Covid-19 i dënuari i dytë në burgun e Drenovës

Një tjetër i dënuar në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për një 47-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë, nuk ka mundur t’i mbijëtojë virusit.

Mësohet se të dënuarit që ka ndërruar jetë i kishin mbetur vetëm 20 ditë për të përfunduar dënimin.

47-vjeçari kishte qenë në të njëjtën qeli Caush Banajn, i cili ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në spitalin “Shefqet Ndroqi” për shkak të rëndimit të situatës.

Situata është e rëndë në burgun e Drenovës, pasi rezulton se deri më tani në këtë burg kanë dalë pozitivë me koronavirus 10 të dënuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular