BallinaKultureInvestigimi/ Si milionerët blejnë eskortat në festivalin e Kanës

Investigimi/ Si milionerët blejnë eskortat në festivalin e Kanës

Është i njohur për tapetin e tij të kuq të mbushur me yje kinemaje dhe premierat e filmave që fitojnë çmime, por Festivali i Filmit në Kanë fsheh edhe diçka tjetër pas gjithë shkëlqimit. Një investigim i ri ka zbuluar se ku aktivitet është streha e një unaze sekrete eskortash ku vajzat blihen dhe shiten nëpërmjet ËhatsApp nga biznesmenë miliarderë arabë, rusë dhe amerikanë.

Agjentët e tyre po përdorin këtë aplikacion për të rekrutuar modele për shefat e tyre të pasur, ndonjëherë duke paguar deri në 50 mijë euro për një natë. Gazetarët e BILD gjetën mundësinë të futen në këto grupe WhatsApp ku u ofrohen para vajzave të kalojnë natën me të pranishmit e pasur të festivalit. Sipas BILD, në një postim thuhej: “Ne po kërkojmë modele të mira të vërteta, vajza të bukura, modele amatore. Të të gjitha kombësive, të preferuara latinet”.

Një tjetër u ofroi 10 mijë euro “top modeleve” për një udhëtim 1-ditor në Monako ndërsa një i tretë ishte i gatshëm të paguante “vetëm modele bjonde” për 10 mijë dollarë në javë për një udhëtim me jaht. Këto grupe në WhatsApp u kërkojnë vajzave të dërgojnë foto, krahas moshës dhe peshës së tyre. Shumë kërkesa, të bëra shpesh nga biznesmenë të huaj të pasur, janë për të ashtuquajturat ‘punë imazhi’, ku modeleve u kërkohet të shoqërojnë të ftuarit në darka apo festa të nivelit të lartë.

Some women reported having their passports confiscated upon meeting with men at the festival (File image purely for illustrative purposes)

Këta burra dyshohet se paguajnë për grupe të tëra femrash për të kaluar natën në festat e tyre të mbushura me yje. Vajzat marrin një bonus në këmbim të seksit me pjesëmarrësit që paguajnë. Këto vajza shpesh takojnë mikpritësit e tyre për herë të parë dhe kanë shumë pak informacion në lidhje me marrëdhëniet e tyre. Çuditërisht, vajzave shpesh u konfiskohen pasaportat dhe u ndalohet përdorimi i telefonave celularë gjatë udhëtimeve të tyre, një përpjekje për të parandaluar që identitetet e këtyre burrave të pasur të dalin në publik.

“Ky nuk është veçse një prostitucion modern” – tha një person i brendshëm. Kjo ka të bëjë edhe me shumë para të zeza, pasi nuk ka fatura. Të rejave u ofrohen shpesh 3 mijë euro për një darkë, 10 mijë euro për një festë dhe 50 mijë euro për një natë. Vitin e kaluar, një investigim i Daily Mail zbuloi se punonjëse seksi nga e gjithë Evropa, të njohura si “putes de luxes” në Francë, dynden në festivalin vjetor për të shitur trupat e tyre në hotele dhe jahte luksoze.

Modelet, aktoret aspirante dhe disa influencuese të Instagramit janë të ftuara në festa ose për të qëndruar në bordin e superjahteve, duke shijuar shampanjën. Por pritshmëria e tyre në disa raste është që të ashtuquajturat “vajza të jahteve” do të duhet të falënderojnë mikpritësit e tyre duke bërë seks me ta ose të ftuar të tjerë. Ndryshe nga grupet WhatsApp, ku shoqëruesit shpesh e dinë se sa do të marrin paraprakisht, këtyre grave shpesh u jepet një zarf i mbushur me para të gatshme pasi të përfundojë “puna” e tyre.

Yachts are often used as discreet locations for these deals to take place

Një shoqërues, me origjinë nga Sllovakia, i tha Daily Mail: “Duhet të jesh i kujdesshëm sepse hoteleve nuk u pëlqen që kjo të ndodhë, por nuk mund ta ndalojnë. Kjo është industria më e vjetër në botë dhe biznesi i filmit ka të bëjë me magjepsjen dhe eksitimin. Sigurisht, njerëzit duan të bëjnë seks. Unë paguaj 1 mijë euro në orë, por ka një zbritje për 2 orë ose më shumë, dhe tarifa për gjithë natën është 5 mijë euro, por në realitet, këtyre njerëzve shpesh u nevojiten vetëm disa minuta. Pastaj, bëhen biseda në pjesën tjetër të orës nëse ata nuk mund të jenë përsëri të gatshëm. Nuk i ndihmon as kur janë të dehur ose të droguar. Vetëm nëse përdorin Viagra. Paratë nuk janë problem nëse mund të përballojnë të qëndrojnë diku si Le Majestic. Por ajo për të cilën ata paguajnë është diskrecioni. Nuk do ta zbuloja kurrë emrin e askujt”

Një anëtar i ekuipazhit të jahteve tha për Daily Mail se përdorimi i këtyre anijeve për prostitucion është bërë “shumë më i matur” vitet e fundit. “Unë mendoj se askush nuk dëshiron të shihet hapur duke blerë ose shitur seks. Ju mund të dëshironi të keni gra të bukura në jahtin tuaj, por ju nuk dëshironi të dukeni si një plak i dobët që përfiton nga vajzat. Një faktor tjetër janë sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo do të thotë se oligarkët rusë janë zhdukur nga ujërat evropiane. Ata djem dinin të bënin festa. Termi “vajzë e jahteve” gjithashtu duket se ka ndryshuar vitet e fundit. Kam dëgjuar të përdoret për të përshkruar çdo grua që shoqërohet me një burrë të pasur, qoftë në një varkë ose në ndonjë vend tjetër”. /BILD,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular