BallinaKronikeEMRAT/Ngjarja e rëndë në Elbasan, Policia: Si u plagos babai me 3...

EMRAT/Ngjarja e rëndë në Elbasan, Policia: Si u plagos babai me 3 djemtë në lokal

Policia e Elbasanit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në këtë qytet në lagjen ‘Visarion Xhuvani’, ku si pasojë e një konflikti në një lokal kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit janë Spiro Ziu, Renato Ziu, 34 vjeç, Gjergji Ziu, 29 vjeç, dhe Elis Ziu, 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë).

Mësohet se konflikti në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime babai me tre djemtë.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular