BallinaKronikeVajza e re rrëfen tmerrin në Polici, pas denoncimit të saj i...

Vajza e re rrëfen tmerrin në Polici, pas denoncimit të saj i vihen prangat burrit. Ja ç’bënte ai

Një vajzë e re në Has i ka thënë stop dhunës që ushtronte mbi të bashkëshorti dhe ka bërë kallëzim në Polici, duke rrëfyer të gjithë vuajtjen që kalonte.

Kështu, policia i ka vënë prangat bashkëshortit të saj, 34-vjeçar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, tha Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular