BallinaKronikeVrau gruan në sy të fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari...

Vrau gruan në sy të fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Gjermani

Gjykata e Qarkut Landau në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar nga Kosova, i akuzuar se ka vrarë gruan në sy të dy fëmijëve.

32 vjeçari është gjykuar fajtor nga trupi gjykues i cili ka provuar se ai ka vrarë të shoqen, shkruan dpa.de.

Trupi gjykues e ka parë të provuar se 32-vjeçari ka vrarë partneren e tij në ulësen e pasme të makinës së tij me tri të shtëna, transmeton albinfo.ch. Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9 vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të plotë.

Gjyqtarët konsiderojnë xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët. Policia kishte gjetur viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Kosovari në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.

Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedentë tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, përcjell albinfo.ch. Për këto vepra penale ai kishte qenë dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular