BallinaUncategorizedEMRI+FOTO/ Ja kush abuzoi me minorenen 13-vjeçare, dëshmia në polici

EMRI+FOTO/ Ja kush abuzoi me minorenen 13-vjeçare, dëshmia në polici

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga fshati Vërdovë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare. Burime pranë policisë bënë më dije për Panorama.al se i arrestuari është shtetasi, Blerim Bizgjoni, me arsim 8-vjeçar dhe i martuar.

Mësohet se denoncimi është bërë nga 13-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj

Mësohet se 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q., e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

Kjo vajzë është e mitur pa bërë 14 vjeç akoma. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular