BallinaKronikeEMRI/Humbën jetën 2 vajza të reja, shoferi që i përplasi ishte i...

EMRI/Humbën jetën 2 vajza të reja, shoferi që i përplasi ishte i dehur

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku humbën jetën 2 vajza të reja dhe 2 të tjera janë në gjendje të rëndë.

Një makinë tip ‘Benz’ më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip ‘Volkswagen’, me targa AA 409 VE.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dy vajzat që humbën jetën ishin të moshës 21 dhe 23 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.

Ndërkohë njëra nga të plagosurat është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu është identifikuar dhe autori i këtij aksidenti të rëndë, i cili është Behar Pema.

Nga të dhënat e para, mësohet se Pema ishte në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentin me 2 të vdekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular