Ministria e Shëndetësisë njofton se katër pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë. Keshtu numri i viktimave ne total ka shkuar ne 334.
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.