BallinaKronikePlagoset me armë zjarri 31-vjeçari, transportohet në spital. Policia jep detajet e...

Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari, transportohet në spital. Policia jep detajet e ngjarjes

spot_img
spot_img

Një 31-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur pas nje konflikti te çastit ne fshatin Fiershegan, te Lushnjes.

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi M.A., i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar hetimet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti tw çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular