BallinaKronikeBabë e bir plagosen me armë zjarri, policia jep detaje: Autori ishte...

Babë e bir plagosen me armë zjarri, policia jep detaje: Autori ishte i dehur dhe…

Babë e bir në Durrës, pas një konflikti të çastit me një person, i cili ishte në gjendje të dehur, janë plagosur me armë zjarri nga ky i fundit.

Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se të plagosurit janë shtetasit H.B., dhe M.B., të cilët janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes që është shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkoolit dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka krehur lagjen nr. 14 në Durrës ku edhe ndodhi ngjarja dhe është duke punuar për kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij.

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar  shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja  e saj për kapjen e autorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular