BallinaAktualitetVIDEO/ Lleshaj befason nga Shkodra: Ministër deri në zgjedhjet e 2021, do...

VIDEO/ Lleshaj befason nga Shkodra: Ministër deri në zgjedhjet e 2021, do të jenë më të mirat në historinë e Shqipërisë

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka befasuar nga Shkodra me një deklaratë lidhur me postin e tij si ministër i Brendshëm.

Lleshaj thotë se në zgjedhjet e 25 prilli të 2021 do të jetë ministër. Ai madje deklaroi se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

LLESHAJ: Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet e 2021, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj.

PYETJA: Me apo pa ju?

LLESHAJ: Me, me (Duke buzëqeshur)


Pikërisht kjo deklaratë rrëzon atë të parën, nga Vlora kur Lleshaj tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri, dhe as ministër. Ky artikulim erdhi fill pas zërave që në kabinetin e qeverisë Rama do të bënte lëvizje.

Shahini është e para e cila është larguar nga posti i Ministrisë së Arsimit, dhe madje nuk do të jetë as në zgjedhjet e 2021. Ajo u zëvendësua nga deputetja e PS për Elbasanin, Evis Kushi. Por duket se Lleshaj do të jetë në krye të Punëve të Brendshme deri për zgjedhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular