BallinaKryesoreAtentati ndaj Preng Gjinit, Ervin Salianji: Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të...

Atentati ndaj Preng Gjinit, Ervin Salianji: Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të varfrit! Me Edi Ramën, Shqipëria…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit me tritol që iu bën Preng Gjinit, te kryqëzimi i Selitës.

Si pasojë e këtij atentati mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini, si dhe u plagos në këmbë një këmbësor me shtetasi italiane.

Në një postim në facebook, Salianji shkruan se në një vend ku rendi dhe siguria kanë rënë përtokë, qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të varfrit, duke e kthyer këtë vend të pasigurtë për të jetuar.

“Vrasje, larje hesapesh, drogë, trafiqe, korrupsion endemik, rendi dhe siguria përtokë, qeverisja ka degraduar!

Qeveria përkêdhel bandat dhe kamxhikon të varfërit!

Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!” shkruan Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular